FB

December 3, 2021 | 8:30

Frazat më të bukura për heshtjen në dashuri

Heshtja në dashuri nuk është mungesë komunikimi…

“Dhe, nuk kemi nevojë për fjalë, për të shpjeguar atë që fshihet në thellësitë e zemrave tona…”, kështu këndon Ron në këngën “Nuk kemi nevojë për fjalë”. Heshtja në dashuri nuk duhet parë gjithmonë si mungesë komunikimi, edhe pse në disa raste është. Shumë çifte përjetojnë një lloj komunikimi që bazohet në fuqinë e dashurisë dhe që nuk ka nevojë për fjalë për t’u shprehur.

0

Vështrime shoqëruese, gjeste që vlejnë më shumë se njëmijë fjalime, zakone të vogla dhe truke që tregojnë se sa e fortë është ndjenja. Ngrini dorën nëse ndonjëherë nuk keni nevojë të hapni gojën për t’i thënë diçka partnerit: thjesht e shikoni në sy dhe gjithçka është e qartë. Sepse lidhja që është krijuar, është aq e fortë dhe e fuqishme sa kuptohesh në fluturim, duke folur një gjuhë që i përket çiftit dhe që përbëhet nga heshtje që të tjerët nuk e kuptojnë. Siç duhet të jetë.

Këtu janë disa fraza të bukura që shpjegojnë se si heshtja në dashuri janë sinonim i bashkëpunimit të madh dhe mirëkuptimit të jashtëzakonshëm.

-Fjalët flasin, heshtjet prekin.

Fabrizio Caramagna

 

-Plot me ty është kurba e heshtjes.

Pablo Neruda

 

-Mund t’i kemi të gjitha mjetet e komunikimit në botë, por asgjë, absolutisht asgjë, nuk e zëvendëson shikimin e qenies njerëzore.

Paulo Coehlo

 

-Atë dashuri të gjurmuar në heshtje, mirëpriteni, të cilën ta dëgjosh me sy është përsosje e dashurisë.

William Shakespeare

 

-Heshtja nuk bën pyetje, por mund të na japë përgjigje për gjithçka.

Ernst Ferstl

 

-Heshtja është një burim i fuqisë së madhe.

Lao Tzu

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi donnad.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top