Aktualitet

April 10, 2022 | 15:25

Një rrugë në Bronks të SHBA merr emrin Fan Noli

Një rrugë në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronks, emërtohet me emrin Fan Noli.

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se, “dje ishte një ditë e shënuar për gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, kur një rrugë, në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, emërtohet me emrin Fan Noli”.

image_93c79fdf-a3b5-49bd-9b98-d85eafa1c62420220410_151042

 

“Një nderim i jashtëzakonshëm për Fan Nolin, një prej figurave më të larta kombëtare dhe veçanërisht i diasporës shqiptare. Një ndër personalitetet më të shquara të kombit, kontribues në të gjitha segmentet e jetës kombëtare, politike, diplomatike, krijuese e fetare. Gjithë jeta dhe vepra e tij multidimensionale janë themele të forta të letrave, kulturës, diplomacisë dhe historisë sonë kombëtare”, theksohet në njoftimin e Ambasadës.

Ky aktivitet u organizua nga Mark Gjonaj, drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe senatori Chuck Schumer.

image_faf85482-f92b-4f27-b6c7-3e6de28d517520220410_151032

 

Ambasadorja Floreta Luli Faber gjatë fjalës së saj theksoi se, “Fan Noli njihet si kontribues i themelimit të disa institucioneve të diasporës shqiptare në SHBA, themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, bashkëthemelues i Federatës Panshqiptare Vatra dhe drejtues i gazetës Dielli. Ai ishte një nga zërat e fuqishëm për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ai ishte Kryeministër i vendit, një qytetar me shpirt të lirë, demokrat dhe patriot”.

Faber theksoi se “Fan Noli lindi dhe vdiq jashtë Shqipërisë, por jetën e tij ia dedikoi vetëm atdheut të tij dhe për këtë kombi ynë është shumë mirënjohës jetës dhe veprës së tij. Fan Noli është një nga shembujt më të mirë të kontributit të diasporës shqiptare në çështjen kombëtare, në demokratizimin e jetës shqiptare dhe në ndërtimin dhe rritjen e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

image_b91b7092-9c24-4ea6-ae64-0b912c96cb7120220410_151037

“Ceremonia për t’i dhënë një prej rrugëve emrin e tij, e organizuar pikërisht në vitin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, për të cilat ai kontribuoi kaq shumë. Rruga ‘Fan Noli’ në Nju-Jork do të jetë edhe një busull për brezat e rinj, për t’i orientuar ata në dhënien e kontributit të tyre në fuqizimin e Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare”, u shpreh Faber.

 

image_268f834b-377c-41d8-9266-db87b8fac87420220410_151040

image_6617850e-497b-4167-a01d-273c781ac5e920220410_151035

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top