FB

January 25, 2023 | 8:26

Pakënaqësia e trupit mund të çojë në çrregullime të të ngrënit, veçanërisht gjatë periudhës së menopauzës

Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se pakënaqësia e trupit është shkaku kryesor i çrregullimeve të të ngrënit, veçanërisht gjatë periudhës së menopauzës tek gratë.

Struktura e simptomave të çrregullimit të të ngrënit, veçanërisht gjatë perimenopauzës dhe postmenopauzës së hershme u ekzaminua në një studim i cili u botua së fundmi në revistën e Shoqërisë së Menopauzës së Amerikës së Veriut (NAMS). Kjo u arrit duke krahasuar strukturën dhe rëndësinë e simptomave të veçanta të çrregullimit të të ngrënit përgjatë fazave riprodhuese duke përdorur modele statistikore të analizës së rrjetit.

Studimi, sipas ekspertëve, mbështet nocionin se pakënaqësia me imazhin e trupit është një faktor rreziku i rëndësishëm për çrregullimet e të ngrënit gjatë gjithë jetës, por veçanërisht gjatë moshës së mesme. Ata kanë theksuar gjithashtu nevojën për kërkime më të gjera mbi këtë demografi të nënpërfaqësuar femra.

Sipas Dr Stephanie Faubion, drejtoreshë mjekësore e NAMS, ky studim, si shumë studime të tjera mbi çrregullimet e të ngrënit, tregon gjithashtu se imazhi i trupit mbetet një shkak kryesor i çrregullimeve të të ngrënit tek gratë e moshës së mesme.

 Çrregullimet e të ngrënit në permenopauzë dhe në postmenopauzë të hershme karakterizohen nga frika e rritjes së peshës dhe humbja e kontrollit mbi sjelljet e të ngrënit.

 

 

 

 

Burimi / News 18

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top