Këshilla & Arsye

November 14, 2018 | 8:05

Panairi i 21-të i librit, Argeta LMG sjell “PRESIDENTI është ZHDUKUR” / Mesazhe të koduara edhe për ditët e sotme!

arArgeta-LMG me një veprimtari mbi 20-vjeçare boton letërsi për të gjitha moshat dhe në të gjitha fushat. Letërsi shqiptare, botërore nga letërsia e traditës dhe e ditëve tona, revista, manuale etj.

Panairi i 21-të i librit do të sjellë një nga botimet më mbresëlënëse të letërsisë së verdhë, një zgjedhje nga shtëpia e mirënjohur botuese Argeta LMG. Administratori Genti Gëzhilli pohon se ky roman i mirëpritur në mbarë botën, zbulon sekrete të parrëfyera më parë të qeverisë amerikane, shoqëruar me nuanca psikologjike që të mbajnë ngërthyer pas narracionit të veprës, falë përkthimit të Maklena Nika.

1

Thriller-i presidencial më intrigues dhe mbresëlënës ndër vite, i shkruar nga Bill Clinton dhe James Patterson. Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja që ai është zhdukur është shumë më e rëndë se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president mund t’i dijë, dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund të transmetojë, romani është tashmë një best-seller në të gjithë botën.

Si një ngjarje e jashtëzakonshme në botën e librave, “Presidenti është zhdukur” zbulon aq shumë sekrete të qeverisë amerikane sa zbulon edhe “Pantera rozë” për qeverinë franceze. Ai karakterizohet nga një nuancë autenciteti psikologjik të vetë ish-presidentit, i cili së bashku me Patterson kanë krijuar Presidentin Dunkan, një personazh i paspecifikuar tërësisht, për të shmangur pështjellimet e lexuesve demokratë apo republikanë. Rrëfimi shtrihet në vetëm pesë ditë të muajit maj, kur presidentit Dunkan i duhet të parandalojë një sulm kiberterrorist, që nëse prek internetin, do të shkaktojë një katastrofë të vërtetë në SHBA: humbje të panumërta jete, kolaps ekonomik dhe anarki të dhunshme.

I kapluar nga një vetmi absolute që karakterizon personazhe të tillë të rëndësishëm të jetës politike, i  pikëlluar për humbjen e njeriut më të besuar për të, bashkëshorten e tij, i rrethuar nga një staf i pabesë, presidenti Dunkan ndihet i izoluar dhe i panikuar, duke i thënë shpesh lexuesit se çdo gjë po përkeqësohet nga dita në ditë.

Ndërsa, vijojnë rrëfimet e njëpasnjëshme deri në zgjidhjen përfundimtare të mitit “A do të shpëtojë Amerika nga ky kërcënim gjakatar që i bëhet nëpërmjet sulmit kiberterrorist?” Ndoshta, romani thriller fsheh në vetvete shumë mesazhe të koduara edhe për ditët e sotme. Ndoshta, paralajmëron aspektin ngushëllues se edhe presidentët më të papërshtatshëm nuk i bëjnë dot të gjitha vetë. Në këtë këndvështrim, lideri amerikan ka një fuqi dhe përgjegjësi tmerruese.

Bill Clinton And James Patterson Sign Copies Of Their New Book "The President Is Missing"

BILL CLINTON është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1992 deri në vitin 2001. Pasi la Shtëpinë e Bardhë, ai themeloi Fondacionin Clinton, i cili ndihmon në përmirësimin e shëndetit global, në rritjen e mundësive të vajzave dhe grave, në reduktimin e obezitetit të fëmijëve dhe të sëmundjeve të evitueshme, në krijimin e mundësisë dhe rritjes ekonomike dhe në menaxhimin e efekteve të ndryshimit klimaterik. Ai është autor i një numri veprash prozatore, përfshirë Jeta ime, e cila ka qenë një bestseller ndërkombëtar. Ky është romani i tij i parë.

james-patterson-cbs-television-deal

JAMES PATTERSON ka marrë Çmimin Letrar për Shërbim të Veçantë ndaj Komunitetit Letrar Amerikan nga Fondacioni Kombëtar i Librit. Ai mban Rekordin Botëror të Guinnessit për bestseller-at e New York Times, dhe librat e tij janë shitur në më shumë se 375 milionë kopje në mbarë botën. Një kampion i palodhur i fuqisë së librit dhe të lexuarit, Patterson- i ka krijuar një seri librash për fëmijë, JIMMY Patterson, misioni i të cilit është i thjeshtë: “Ne duam që çdo fëmijë që përfundon së lexuari një Libër JIMMY, të thotë, JU LUTEM, MË JEPNI NJË LIBËR TJETËR”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top