FB

February 26, 2022 | 8:12

Pantallonat “e gjera” janë zgjedhja e duhur për një veshje të bukur dhe të rehatshme në pranverë

Ato janë mjaft të rehatshme dhe kjo nuk mund të vihen në dyshim. Silueta e tyre e gjerë dhe përshtatja e relaksuar na lejojnë të marrim komoditetin maksimal që në jetën e përditshme është padyshim një vlerë e madhe.

Por pantallonat e gjera, pra ato me një përshtatje të lirshme në ijë dhe këmbë kanë edhe shumë cilësi të tjera që nuk duhen nënvlerësuar absolutisht.

Një mbi të gjitha është prakticiteti i tyre, pasi stili i tyre casual i bën të përsosura gjatë ditës, në kohën e lirë me atlete dhe një bluzë apo xhup për një pamje sportive. Por, të kombinuara siç duhet, ndoshta me një palë sandale me taka dhe një bluzë, mund të shfrytëzohen lehtësisht edhe në mbrëmje. Në të vërtetë, loja e kontrasteve, siç ndodh shpesh, do t’ju japë një pamje përrallore.

Për më tepër, variantet e propozuara për pranverën 2022 janë vërtet të shumta dhe do të jetë e lehtë gjetja e asaj që i përshtatet më mirë stilit tuaj.

Nga pantallonat cargo me xhepa maxi anash, tek xhinset e pashmangshme, nga modeli lino me llastik praktik në bel deri tek versioni prej lëkure për ata që kërkojnë një rezultat më vendimtar dhe më grimcues.

Më poshtë jepen disa prej modeleve që duhet t’i mbani parasysh kur zgjidhni veshjet tuaja pranverore…

 

Burimi / https://www.grazia.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top