FB

December 21, 2021 | 12:00

Përfitimet që sjell në trup konsumimi i grejpfrutit  

Tek roza e grejpfrutit, vetitë pastruese dhe antioksiduese kombinohen me një shije të ëmbël të shijshme dhe një ngjyrë të ngrohtë që përmirëson disponimin vetëm duke e parë. Një lëng grejpfruti sapo zgjoheni do t’ju ngarkojë me energji dhe do të mbrojë sistemin tuaj imunitar. Është një hibrid, që rrjedh nga shkrirja e grejpfrutit tradicional me portokallin, ka një shije pak më pak të hidhur dhe një lëkurë pak më të hollë.

Grejpfruti është i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe fibra që e bëjnë atë një nga agrumet më të shëndetshme për trupin tonë.

Ngjyra rozë e frutave varet nga përqendrimi më i madh i antocianineve dhe karotenoideve, pigmente organike antioksidante që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë degjenerimin e indeve. Studimet shkencore kanë treguar se vetitë e grejpfrutit rozë i kalojnë ato të atij të verdhë, sepse është më efektiv në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

Forcon sistemin imunitar

Fruti është i pasur me vitaminë C, vetitë antioksiduese të së cilës dihet se mbrojnë trupin nga viruset dhe bakteret. Përveç kësaj, vitamina A mbron nga inflamacioni dhe sëmundjet infektive.

Ndihmon për humbje peshe

Një enzimë e quajtur AMPK duket se është përgjegjëse për këto përfitime, e cila duket se aktivizohet nga një përbërës që gjendet në grejpfrut i quajtur nootkatone dhe që ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Hulumtimet e publikuara në Journal of Medicinal Food kanë treguar se gjysma e grejpfrutit të freskët para ngrënies lidhet me humbje peshe dhe rezistencë më të mirë ndaj insulinës. Është një hormon që, nëse e tepron, mund të nxisë jo vetëm shtimin në peshë, por edhe shfaqjen e problemeve me zemrën.

Vepron si një shtypës i oreksit

Duket se vetëm aroma e tij zvogëlon dëshirën për të ngrënë dhe pikërisht për këtë ky frut shpesh përfshihet në dietat për humbje peshe. Gjithashtu ka një përmbajtje të mirë fibrash dhe studimet tregojnë se një dietë e pasur me fibra rrit në mënyrë natyrale ndjesinë e ngopjes.

Konsumimi i rregullt ndihmon në kontrollin e niveleve të insulinës

Konsumimi i rregullt i grejpfrutit mund të ndihmojë në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës, e cila shpesh shkakton diabetin. Siç dihet, rezistenca ndaj insulinës çon në nivele më të larta të insulinës dhe sheqerit në gjak, të cilët janë dy faktorët kryesorë të rrezikut për diabetin. Në një studim, njerëzit që hëngrën gjysmë grejpfruti të freskët para vaktit përjetuan një reduktim të rezistencës ndaj insulinës. Studime të tjera shkencore tregojnë se konsumimi i frutave në përgjithësi lidhet me kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe një rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2.

Redukton kolesterolin

Pektina e pranishme në grejpfrut ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit në gjak, pasi zvogëlon rithithjen e tij në zorrën e trashë. Konsumimi i këtij fruti parandalon formimin e pllakave në arterie dhe për rrjedhojë, sëmundjet e zemrës dhe aterosklerozën.

Është i shkëlqyer për sistemin tretës

Grejpfruti stimulon sekretimin e lëngjeve gastrike dhe rrit lëvizshmërinë e zorrëve për të mirën e tretjes. Ky virtyt i agrumeve është për shkak të pranisë së fibrave dietike.

Ndihmon në parandalimin e gurëve

Lloji më i zakonshëm i gurëve në veshka përbëhet nga oksalati i kalciumit. Studimet kanë treguar se acidi citrik i pranishëm në grejpfrut mund të jetë efektiv në parandalimin e tyre. Për më tepër, acidi citrik është në gjendje të rrisë sasinë dhe pH e urinës duke nxitur një mjedis më pak të favorshëm për formimin e gurëve në veshka.

 

 

Burimi / https://www.bioimis.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top