FB

April 6, 2021 | 8:16

Përgjegjësia si normë etike dhe disa këshilla për të rritur shkallën e saj…

 

Nga kontaktet që kam pasur direkt me disa njerëz, por edhe në disa raste kur kam qenë prezent, gjatë marrëdhënieve me të tjerët mendoj se, mjaft prej tyre vuajnë nga angazhimi për “vlerësimin dhe marrjen e përgjegjësisë”, sigurisht për shkak të veprimeve dhe sjelljeve te tyre, të cilat prekin apo cenojnë në disa raste dhe normat etike.

dr-ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

 

Pikësëpari shpjegojmë se ç’është përgjegjësia?

Përgjegjësia për një njeri ka të bëjë me: “Një sjellje a po veprim të vetëdijshëm dhe për të pranon autorësinë dhe më tej mirëpranon pasojat d.m.th, sanksionet”.

Në kuptimin më të ngushtë që, një njeri të ndjejë përgjegjësinë për një veprim apo sjellje do të thotë:

Kur e ka dashur dhe e ka kryer vetë…!

Kur e ka dashur por se ka kryer vetë…!

Kur e ka kryer vetë, pa dashur…!

Kur, as nuk e ka dashur dhe as nuk e ka kryer vetë, por ka pasur mundësi për ta shmangur!

Kuptohet se për rastet:

1 dhe 3, bëhet fjalë për përgjegjësi civile

2 dhe 4, kemi të bëjmë me përgjegjësi morale, ku personi vërteton kryerjen e sjelljes apo marrjen e qëndrimit, me cinizëm, egoizëm, pangopësi për tu hakmarrur e deri te hedhja e gurit dhe fshehja e dorës e tej. (Në këtë sens, kur personi ndodhet përballë dhe i thuhen troç gjërat ashtu siç i mendon ai edhe sikur kjo të jetë pa baza, është gjysma e të keqes. Ndërsa, kur nuk është vetë personi përballë dhe i numëron atij në mungesë, njëmijë e një të zeza, duke i fshehur apo  mohuar atij,  çdo gjë të bardhë, të mirë, të drejtë që realisht ai i ka, do të thotë se: Përcillet karakteri, vlera njerëzore dhe ajo morale, të cilat në thelb përbëjnë performancën e një njeriu se sa ai është i qytetëruar dhe i emancipuar, të cilat përbëjnë dhe instrumentin për matjen  apo peshimin e shkallës së përgjegjësisë.

1

 

Disa këshilla për të rritur shkallën e përgjegjësisë

Kuptimi dhe vlerësimi i përgjegjësisë si një normë morale apo etike.

Vënia e vetes në rolin e vuajtjes së të pa vërtetave dhe të pa drejtave që mund të të akuzojnë apo paragjykojnë të tjerët.

Njohja, përvetësimi dhe ballafaqimi me formim-dijen apo shkencën e “logjikës” e cila ka në themel, ç’është e vërteta, kriteret e së vërtetës dhe si duhet mbrojtur e vërteta e tej.

Duhet flakur tej:

-Egoizmi

-Cinizmi

-Paragjykimi

-Sharja prapa krahëve

-Shfrytëzimi i situatave të vështira për të goditur tjetrin.

Në çdo moment duhet parë, dëgjuar, verifikuar dhe ballafaquar, para se të shprehet, të merret një vendim apo qëndrim e deri në dhënien e një opinioni kur kërkohet.

Të pranohen me vlera qytetarie gabimet, nxitimet, opinionet e pa bazuara, që kanë sjellë si pasojë, dëmtimin e personit qoftë dhe në mënyrë minimale të anës morale.

Pra, në këtë këndvështrim të kërkohet edhe deri falje e cila flet sa për edukatë, kulturë e emancipim, si nga ana fetare dhe ajo shoqërore.

Vlerësoni më mirë, sa më drejt dhe me një civilizim sa më qytetar i “hierarkisë morale”, gjatë kontakteve dhe bisedave me çdo njeri, qoftë ky koleg, vartës e tej. e cila për momente të caktuara është më e fortë, më bindëse, më me vlera se sa “hierarkia e rolit apo detyrës”.

Herë pas here bëni përpjekje të mjaftueshme që të njihni vetveten (ndonëse është gjëja më e vështirë për një njeri..). Pranoni gjynahet dhe mëkatet (se nuk ka njeri pa to), që kini bërë dhe në qoftë se do të pendoheni realisht, do t`ju bëjë të reflektoni dhe pa tjetër që do të ndjeheni mjaft i lehtësuar.

Të bëni realitet postulatin e Nënë Terezës e cila thekson: “O njerëz ndihmoni njeri-tjetrin se në fund s’do t’ju ndihmojë askush…”!

Nisur nga sa më sipër (sigurisht nëse ju i mirëkuptoni ato),  duhet që të vlerësoni më mirë përgjegjësinë vetjake në relacion me të tjerët, sepse duke e kuptuar mirë dhe aplikuar natyrshëm këtë normë morale apo etike do t’ju shërben si juve personalisht, si lexues por edhe të tjerëve.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top