Posta

November 12, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Im atë tradhton time ëmë

E dashur psikologe, jam shumë konfuze. Por edhe e zemëruar. Duke përdorur kompjuterin e tim eti (pasi i imi kishte një defekt) zbulova disa e-maile që ai ia kishte dërguar një gruaje, mikeshë e familjes. Dyshoj që mes kësaj gruaje dhe tim eti ka një marrëdhënie. S’kam folur me babanë, aq më pak më mamanë… Por nuk di se ç’duhet të bëj në një situatë të tillë. Lori.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Shumë e dashur Lori! Ju po i dhuroni lexuesve një letër ku shumë prej tyre mund të gjejnë veten. Unë do të mendohesha dy herë përpara se të dëshpërohesha dhe të mendoja se babanë ka marrëdhënie jashtë martese ose jo.

Nëse përmbajtja e letrave është vërtet serioze, ju duhet të komunikoni personalisht me babain tuaj, t’i thoni se jeni në dijeni dhe se do të ishte e udhës që kjo histori të mos zgjatej më shumë. Pas kësaj, babai juaj mund t’ju kuptojë dhe të marrë kthesë.

Duhet të keni edhe diçka tjetër parasysh. Unë nuk e di se çfarë moshe ka babai juaj, por ndodh që meshkujt të kenë devijime të kësaj natyre rreth moshës së rritur të mesme. Është e udhës në këto raste që të krijohen variacione, larmi në lidhjen bashkëshortore, udhëtime, përkujtime të lidhjes etj. Ju mund të keni në dorë të organizoni diçka të kësaj natyre p. sh. Këshilla ime e fundit është se, nëse ju dyshoni atëherë ka kohë deri sa të bindeni.

Merrni kohën e duhur dhe vlerësoheni situatën me sy real. Nëse jeni e bindur, atëherë mundohuni të komunikoni me babanë tuaj fillimisht (gjithmonë duke iu referuar nevojave dhe nivelit të shqetësimit tuaj).

Dhe së fundi, ndoshta do të arrini në një pikë ku do të kuptoni që zgjidhja e këtyre problemeve nuk është shumë në dorën tuaj pasi njerëz adultë marrin vendime dhe bëjnë veprime që ne nuk arrijmë t’i ndryshojmë dot dhe as t’i kontrollojmë dot, aq më tepër të prindërve tanë. Në këtë rast do t’ju këshilloja të mendoheshit dy herë përpara se të hapni e-maile personale të babait tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top