Posta

February 27, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Jam e papunë e im atë nuk më duron më

Jam një vajzë që kam mbaruar shkollën e lartë dhe aktualisht jam e papunë. Për fatin tim të keq jetoj ende me prindërit. Problemi im është se kam një komunikimin të keq më babanë. Është nevrik, i dhunshëm dhe kjo gjë ka filluar të më shqetësoj shumë. Gjithmonë gjen një pretekst për të bërtitur e për t’u nxehur. Si pasojë e dhunimit psikologjik dhe fizik nga ana e tij, kam shkuar edhe te një specialiste e fushës sepse pas shumë vitesh shpërfilljeje arrita dhe unë të besoj që nuk vlej. Tani që jam e papunë situata është edhe më rëndë. Si t’ia bëj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Nuk do të ketë qenë aspak e lehtë për ju të më shkruanit këtë letër. Faleminderit për kurajën, pasi mendoj se nuk jeni e vetme që përjetoni një situatë të kësaj natyre. Në asnjë rast, e theksoj, dhuna si psikologjike ashtu edhe fizike është e merituar për ndokënd prej nesh. Nuk është ajo që legjitimohet sipas vlerave që kemi ne.

Jam e sigurt që jeni një person i veçantë, fundja vetëm një ka si në llojin tënd e kjo nuk është rastësi. Dhuntitë dhe talentet që keni shfrytëzojini pa ndrojtje dhe nuk ka pse të jetë dhuna që të përcaktojë sa vleni. Nuk është e lehtë, por kërkon guximin që ju të merrni një vendim.

Thojini JO dhunës. Duket e vështirë në pozicionin që jeni duke jetuar me prindërit, por mos hezitoni asnjëherë të kërkoni ndihmë. Kontaktoni miqtë tuaj, tregojini situatën dhe ndoshta ju ftojnë të qëndroni me ta për pak kohë. Në asnjë rast ju nuk braktisni shtëpinë, familjen, përkundrazi, tregojuni e hapur për vendimet që ndërmerrni.

Një mundësi është që të ndani qiranë me dikë.

Për momentin ju nuk keni punë, por pa dashur të gjykojë e të vendosë unë në vendin tuaj, rishikojini edhe një herë pritshmëritë tuaja për punësim. Ndoshta ju duhet të punoni një punë pak më të ulët sesa ajo që kishit menduar për veten. Mendoj  që situata e dhunës është më emergjente se statusi profesional për momentin. Ju meritoni të jeni prioritet dhe si fillim, bëni prioritet veten tek vetja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top