FB

January 27, 2022 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Më mbyti nervoziteti!

Përshëndetje, shpresoj të jeni mirë! Kam një brengë dhe kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam bërë nervoze në punë, por nuk e kam vënë re deri në këtë masë nuk i kam kontrolluar mendimet e mia. Tani kam rrahje të forta të zemrës dhe qarkullim të lartë të gjakut. A duhet të shkoj te psikologu apo të përdor ndonjë mjekim natyral?

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

 

Mendoj se është një periudhë e vështirë për të gjithë kjo e pandemisë, e cila shoqërohet edhe me nervozizëm. Por nuk është vetëm ky shqetësimi. Nervozizmi mund të jetë rezultat edhe i shumë stresorëve njëkohësisht. Shikoni me kujdes prioritet tuaja të jetës së përditshme. Puna është e rëndësishme, por koha për veten është edhe më e rëndësishme. Filloni të ndani kohën dhe delegoni gjëra të cilat mund t’i bëjnë edhe të tjerë.

Mos merrni gjithçka përsipër për t’u ndjerë më e vlerësuar në punë, por shikoni se sa energji psikologjike dhe fizike keni për t’i bërë dhe mbi të gjitha shikoni me kujdes atë se çfarë DONI të bëni. VETJA është thelbi i mirëqenies. Respektojeni atë dhe kohën me të. Bëni aktivitete reflektimi, meditimi dhe fizike në natyrë. Dalja me njerëz që ju pëlqejnë realisht dhe se duhet me patjetër të dilni. Kërkoni qoshen tuaj të rehatisë për pak kohë VETËM me veten.

Mendoni si të vendosni këto prioritete dhe pikërisht nëse takimi me një profesionist do të ishte ky kujdes i vetëm, të udhëzoj që ta kryesh për t’u orientuar drejt rreth vështirësive që keni. Le të mos shkojmë te mjekimet pa bërë trajtimin nëpërmjet fjalës. Ju uroj që të gjeni qetësi sa më parë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top