Një nga gabimet më të thella që bëjmë si qenie njerëzore është mungesa e guximit përballë emocioneve tona. Të mbështjellë pas pasigurive, frikërave dhe egos, e lëmë lumturinë të na rrëshqasë nga duart, në heshtje dhe pothuajse pa vetëdije.
Kemi frikë nga refuzimi. Kemi frikë të prishim një rutinë që, edhe pse na mbyt, është bërë natyra jonë e dytë. Dhe kështu heshtim. Mbajmë brenda nesh fjalë që duheshin thënë, ndjenja që duheshin ndarë dhe të vërteta që mbetën të papërfunduara në buzët tona.
Frojdi e shprehu në mënyrën e tij: “Ndjenjat që nuk shprehen nuk vdesin kurrë. Ato varrosen të gjalla dhe dalin më vonë në forma të tjera.” Ajo që fshehim nuk zhduket…, thjesht zhytet më thellë, derisa të rikthehet e maskuar si hidhërim, lodhje ose vetmi.
Kurajo e vërtetë nuk është mungesa e frikës. Është aftësia për të folur pavarësisht saj. Të thuash “Të dua”, edhe kur të djeg. Të kërkosh falje, pa e ditur nëse do të pranohesh. Të marrësh telefonin, edhe kur nuk e di nëse dikush do të përgjigjet. Ne kemi vetëm një jetë. Dhe pyetja nuk është nëse do të marrim atë që duam, por nëse do të mund të jetojmë në paqe me veten, duke e ditur se nuk u dorëzuam përpara frikës. Sepse ka një ndryshim të madh midis një jete të rehatshme dhe një jete të vërtetë.
Mos prit momentin e duhur!
Trego atë që ndjen!
Fol hapur!
Heshtja nuk të mbron!
Ajo vetëm të zvogëlon!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

