Posta

July 25, 2020 | 8:08

Posta nga Denata Toçe / Më trembet djali në gjumë

Përshëndetje. Kam një shqetësim. Djali im është 8 vjet e gjysmë. Çdo natë në gjumë ai trembet aq shumë saqë bërtet me të madhe “Mammmm”. As unë dhe as burri nuk mundemi ta qetësojmë deri sa t’i dalë gjumi. Kur zgjohet, nuk i kujtohet asgjë. Edhe të rrahurat e zemrës i ka shumë të shpeshta. Nuk i ndodh shpesh. Kjo është hera e tretë brenda një viti. Por problemi është që trembet edhe në dhomën e vet. Nuk guxon të flejë as me të vëllanë pa qenë ne, prindërit.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Shumë prej ëndrrave që ne shikojmë janë përjetime të jetës së përditshme. Do të duhet të mos shqetësoheni, duke menduar që episodet nuk ndodhin shumë gjatë ditës. Në ato raste që ndodhin, fëmijët, sidomos ata që janë të ndjeshëm, sjellin ngjarje të përjetuara, të cilat kalojnë në atmosfera më abstrakte dhe ndonjëherë më të ekzagjeruara, e cila mendja jonë i transformon. Kryesisht ne kemi tendencën të sjellim në ëndrra meraqet tona, frikërat, dëshirat dhe ndonjëherë makthet. Nuk e kontrollojmë dot këtë realitet, por ne mund të kontrollojmë situata që përjeton fëmija. Shikoni me kujdes se mos fëmija konsumon filma që nuk janë për moshën e tij, filma të cilat kanë momente të frikshme. Mund të jetë edhe ndonjë situatë sociale në shkollë ose me shokët, e cila është kthyer në një merak për fëmijën.  Mund të jetë edhe ndonjë kërkesë shumë e lartë në shkollë, e cila krijon ankth.

Të gjitha këto mund të jetë momente që kalojnë në përjetime ëndrrash, ku pamja dhe ndjesia kthehet më e ekzagjeruar në “filmin” e ëndrrave. Zakonisht nuk rekomandohet që fëmija të preket në ëndërr, por ju mund t’i flisni pranë dhe t’i thoni se çdo gjë është në rregull. T’i përshpërisni pranë veshit me fjalë të ngrohta duke bërë “sh sh sh sh…” të ëmbël dhe miqësor deri sa fëmijës t’i ulen rrahjet e zemrës dhe të ulet niveli i ankthit.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top