FB

October 15, 2021 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Po më sos durimi

Përshëndetje. Doja t’ju bëja një pyetje pasi e kam djalin një vjeç dhe nga lodhja e tepërt ose nga nervat e mbingarkuara e gjej veten që t’i bërtas ndonjëherë po më pas më mërzit shumë kjo gjë. A ju ka ndodhur të dëgjoni të tilla raste apo unë duhet të tregoj më shumë durim?

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

 

Më ka ndodhur të kem pasur të bëj me nëna të cilat dëshmojnë të njëjtën situatë, por kjo nuk do të thotë që kjo është e zakonshme dhe si e këtillë e pranueshme për mirëqenien e fëmijës. Në asnjë rast nuk mund të gjykojë veprimet tuaja, sepse ju mund të keni arsye të shumta, të cilat mund të kenë vështirësuar situatën tuaj psiko-emocionale.

Mendoj se ka lodhje te ju dhe në këto raste mendohet të atashoni pranë fëmijës persona të afërm, mamaja juaj ose edhe një dado e besueshme, të cilat mund t’i qëndrojnë fëmijës pranë në momentin që ju keni nevojë të çlodheni, të kaloni pak kohë me veten. Fëmijët, të cilët përjetojnë dhunë verbale, kanë më shumë mundësi të përjetojnë ankth, depresion, mungesë përqendrimi, frustrim, agresivitet dhe mbi të gjitha, vetëvlerësim të ulët. Mendoni këto dhe reflektoni për interesin më të lartë të fëmijës. Jam e sigurt se do t’ia dilni!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top