FB

March 20, 2022 | 10:55

POSTA nga Denata Toçe / Pse i paragjykojnë dhe i lënë mënjanë jetimët?

Kjo është një situatë në të cilën gjendem shpesh. Përtej fatit që më ka rënë për pjesë, kjo mënyrë të shprehuri dukshëm nga të tjerët, ma vështirëson jetën. Unë kam miq, më së shumti pjesë e shoqërisë me të cilën kam kaluar fëmijërinë. Si ta hedh pas këtë ndjenjë frustuese?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur. Po mundohem të kuptoj sa më drejtë situatën tuaj. Në fakt, pritshmëritë tona dhe mënyra sesi mendojmë për botën që na rrethon, është shumë e lidhur me përvojën që kemi kaluar ndër vite. Edhe ju reflektoni këtë eksperiencë. E besoj që nuk e keni pasur të lehtë të përballeni me andrallat e të qenit jetim dhe me stigmat dhe barrierat që vendos shoqëria për këta fëmijë.

Ende jemi në proces për të kuptuar se një njeri jetim, nuk është një njeri me të meta, është thjesht një individ, i cili në mungesë të prindërve, has më shumë vështirësi, por kjo nuk e pengon që të bëjë një jetë si të gjithë të tjerët, dhe madje pjesa tjetër e shoqërisë do të duhet të jetë një faktor lehtësues. Mendoj të njëjtën situatë edhe për ju! Vazhdoni të ecni përpara sikundër keni bërë deri më tani. Shikoni kryelartë objektivat dhe qëllimet që i keni vënë jetës suaj, për të realizuar ëndrrat dhe vetveten.

Qëndrojini besnike të gjitha dëshirave tuaja që mendoni se janë realisht të bëshme, dhe ecni e sigurt dhe me këmbëngulje për t’i arritur ato. Pjesa tjetër është thjesht një frymë paragjykuese, e cila mbetet e përkohshme. Paragjykimet nuk zgjasin shumë, ajo që zgjat është koha për t’u marrë me to.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top