FB

March 19, 2022 | 8:29

Ka burra me fëmijë që kanë nevojë vetëm për një mbiemër për t’u ndjerë si baballarë dhe nga ata që kujdesen për fëmijët edhe nëse kanë një mbiemër tjetër

Ka burra me fëmijë që thonë “jam vonë sepse kam ndeshje futbolli” dhe ka baballarë që thonë “shpresoj të rikthehem shpejt”.

Ka burra me fëmijë që thonë “sonte është ndeshja në TV” dhe ka baballarë që thonë “kush dëshiron të shohë një film vizatimor me mua?”.

00

Ka burra me fëmijë që thonë “më në fund erdhi fundjava që dhe unë të pushoj” dhe ka baballarë që thonë “më në fund do kalojmë fundjavën së bashku”.

Ka burra me fëmijë që kthehen nga puna dhe thonë “jam i shkatërruar” dhe ata baballarë që thonë “më ka marrë malli”.

Ka burra me fëmijë që kanë nevojë vetëm për një mbiemër për t’u ndjerë si baballarë, dhe më pas ka baballarë që kujdesen për fëmijët e tyre edhe nëse kanë një mbiemër tjetër.

Ka burra me fëmijë që thonë “epo, unë sjell lekë në shtëpi” dhe nga ata baballarë që çdo mëngjes para se të shkojnë në punë ‘u ther’ në zemër për fëmijët.

Ka burra me fëmijë që janë të kujdesshëm të bëjnë gjëra “si mami” dhe  ka baballarë që i ndotin duart me jashtëqitje dhe rrobat me të vjella të foshnjave të tyre.

Bota është e ndarë mes atyre burrave që sapo kanë futur dy spermatozoidë dhe baballarëve që zgjedhin të jenë pjesë e jetës së fëmijëve të tyre.

 

Autori i panjohur

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi web

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top