FB

February 18, 2022 | 8:20

Posta nga Denata Toçe / Si të fitoj privatësinë?

Përshëndetje psikologe Denata! Me gruan time jetoj i lumtur. Nga martesa e parë ajo ka dy fëmijë, 22 dhe 21 vjeç. Unë jo se nuk i dua ata, por këmbëngul gjithmonë që ne si çift të kemi një apartament dhe të jetojmë vetëm ne të dy. Fëmijët e gruas time mund të vijnë për vizitë tek nëna e tyre kur të duan, për mua nuk ka problem. Nuk di se çfarë zgjidhje t’i jap kësaj situate e të bind bashkëshorten për privatësinë që duhet të kemi me njëri-tjetrin.

 

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

I dashur lexues, kërkesa për të bindur dikë është disi e madhe, por për të komunikuar me të dhe të ndërmerrni një vendim bashkërisht është më e realizueshme. Bindja në partneritet është imponim. Por nëse ju ndërmerrni një takim, në një moment komod, një drekë apo darkë së bashku, ku i shprehni mendimin tuaj në raport me nevojat që mund të keni, do të ishte një ide e mirë.

Ju do të duhet të tregoni arsyetimin e mendimeve dhe ndjenjave tuaja në lidhje me situatën pa paragjykuar dhe kundërshtuar mendimet e bashkëshortes suaj. SHUMË E RËNDËSISHME KJO. Do të duhet të pranoni çfarëdolloj mendimi që partnerja juaj ka, pa ulur krahët mbi mendimin dhe nevojën që keni ju.

Fëmijët janë në një moshë adulte dhe mund të përballojnë jetesën edhe të mëvetësuar, por varet nga kushtet sociale dhe ekonomike të mund të kenë si pasojë edhe e një mundimi që ngarkon realiteti shqiptar. Tashmë është kthyer kulturore që fëmijët në Shqipëri jetojnë me prindërit edhe pas të 20-tave për shkak të situatës ekonomike, sepse vetëm së bashku mund t’ia dalin. Por nëse ju keni argumente dhe besime se mund t’ia dalin, mund të ofroni mendimin tuaj, në forma komunikimi asertiv dhe të prisni çfarëdolloj përgjigje prej partneres. Realizimi me PATJETËR i synimit tuaj, do të çojë në imponim dhe si pasojë në konflikt. Merrni kohë të veproni me maturi.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 165

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top