Posta

November 14, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Vajzat e mia janë të ndryshme

Kam dy vajza, shtatë dhe katër vjeç. I kam edukuar të dyja njëlloj, u kam kushtuar të njëjtën kohë dhe kujdes. E madhja është një engjëll, e përgjegjshme dhe shumë më e pjekur për moshën që ka. E vogla përkundrazi është tekanjoze, sillet vazhdimisht keq dhe unë nuk di se si duhet të sillem me të… Xhulia.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur Xhulia, sa mirë që keni dy vajza. Shpresoj t’i keni me jetë! Duhet të jenë të mrekullueshme. Fëmijët janë shumë të ndryshëm, unikë. E mbani mend kur keni qenë e vogël? Kush e di se sa ndryshoje t’i për mamin dhe për babin tënd me vëllanë ose motrën.

Ndonjëherë prindërit tanë madje dhe na krahasonin për të na vënë në sedër. Kështu edhe fëmijët e tu nuk janë njësoj në predispozitat gjenetike, pra në temperamentin e tyre, plus ambientit të të cilin ata rriten, mund të stimulojnë ose jo këto predispozita (në këtë rast flas për edukimin tuaj, ambientin përreth, figurat socializuese,etj).

Ndonjëherë prindërit më duken sikur nuk janë të kënaqur me atë ç’ka temperamenti i fëmijës përfaqëson. Nëse një fëmijë është introvert, i ndrojtur, ka vështirësi të shprehet, është i qetë, atëherë prindërit priren që ta quajnë qullash, ose shumë të urtë dhe e nxisin që ai të gjallërohet. Fëmija vihet shumë në pozitë dhe frustrohet nga presioni që ushtrohet përreth. Ose kam dëgjuar prindër që priren t’a quajnë mistrec fëmijët e tyre, pasi ky i fundit është i gjallë, aktiv, me shumë energji.

Mos ndoshta duhet ta vendosim ne se si DUHET të jetë fëmija ynë?

Një gjë është e sigurt që ne kemi në dorë t’i ofrojmë fëmijës sonë një edukim sa më të mirë, duke shpenzuar kohë cilësore, duke zgjuar interesa tek fëmija në raport me vlerat e jetës (librat në vend të tv-së, te lojrat funksionale dhe bashkë në vend të hallakatjes, stimulimi për reflektim në vend të të thënit “MOS”, plotësimi i nevojave dhe jo i dëshirave impulsive, pa vlerë, argumentimi i rregullave dhe jo vendosja e vetos për realizimin e tyre, etj).

Ky stil prindërimi i ndihmon fëmijët të jenë aktiv në marrëdhënie me prindërit dhe të jenë përfshirës në bashkëveprim. Kështu ju do të keni mundësinë të shikoni tek fëmija juaj ato sjellje që kanë vërtet vlerë, pa dashur të fusni aty dhe paragjykime mbi temperamentin e fëmijës. Ju uroj gjithë të mirat juve dhe bukurosheve të vogla.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top