FB

December 8, 2021 | 8:10

Prag festash apo mëdyshje?

Pak më ndryshe se vitet e tjera, në fillim të nëntorit, rrugëve pashë drita dhe zbukurime të Krishtlindjes dhe Fundvitit. Më habitën edhe njerëzit nëpër dyqanet e hapura me orar të cunguar, që qëndronin përpara lodrave të fëmijëve dhe zbukurimeve.

Aurora Çeliku Minga Diplomuar në Universitetin "Aleksandër Xhuvani"; Mësuese "Quinsigammond Community College", Assosciate Degree on Early Childhood Education; "Worcester State University", Bachelor Degree on Sociology and Early Childhood Education; Post Bachelorete për shkollat e profilit 9-vjeçar

Aurora Çeliku Minga
Diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”; Mësuese “Quinsigammond Community College”, Assosciate Degree on Early Childhood Education; “Worcester State University”, Bachelor Degree on Sociology and Early Childhood Education; Post Bachelorete për shkollat e profilit 9-vjeçar

Mendova nëse duhet të bashkohesha me këtë ide dhe zymtësisë që ka pushtuar atmosferën, t’i jepja shtëpisë një ndriçim tjetër. Por nuk është vetëm shtëpia apo zbukurimet që i japin krahë shpirtit. A do mundem unë si dhe shumë të tjerë, a do mundemi ne në këtë situatë të lëmë mënjanë egoizmin dhe frikën për veten duke u bashkuar dhe duke festuar? Duke dashur të respektojmë rregullat për t’ju ruajtur gjendjes që shkaktoi pandemia, njerëzit po kthehen në egoistë, dhe stresi reflektohet me një sjellje negative si në familje edhe në shoqëri. A është kjo e justifikueshme në çfarë po kalojmë? Apo nga ana tjetër kjo përvojë nxjerr fytyrat tona të vërteta?! Deri diku është e justifikueshme që çdo individ të mbrojë veten dhe familjen imediate, duke  shtyrë të tjerët rreth vetes, qoftë edhe rrethin pak më të largët familjar ose atë shoqëror.

Disa njerëz e bëjnë thjesht për t’u mbrojtur, ndërkohë që disa të tjerë mbase shfrytëzojnë rastin për të mbajtur larg kë vërtet nuk kanë dashur. Përvoja që po kalojmë ka lënë gjurmë në çdo person në mënyrë të ndryshme. Por do të e ishte e pamundur që çdo individ në shoqërinë tonë të mos e kuptonte rëndësinë e çdo aspekti në jetën e përditshme. Zakonisht, për festa ne të gjithë reflektojmë dhe vëmë çdo gur në vendin ku i takon. Pandemia nënvizoi akoma më shumë që çdo oportunitet që na ofron jeta, duhet rrëmbyer. Çdo njeri që jeta na ofron në rrugën tonë, ka një qëllim, të na japë një mësim ose të na ofrojë një mik a shok më shumë. Nëse festat këtë vit do jenë të parealizueshme, siç mund t’i kemi festuar më parë, le të gjejmë mënyra të reja ashtu siç po na e dikton kjo etapë e re në historinë e njerëzimit.

Le t’i rikthehemi kartolinave për njerëzit që nuk i takojmë dot. Le t’u dërgojmë lule prindërve dhe të moshuarve që vërtet s’mund të jenë në tavolina të mëdha. Le të ndihmojmë sadopak, qoftë edhe me një dhuratë të vogël të njohurve që patën pasoja nga kjo eksperiencë. Le të festojmë… Më falni që autori i kësaj thënieje nuk më kujtohet, por fundja çdo përvojë është një kapitull i një libri… jo i gjithë libri vetë. Le të festojmë… me zemër hapur!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top