FB

March 8, 2022 | 8:16

Prindër, mos i lini fëmijët në dorë të “sendeve që flasin”

“Vetëm njeriu flet” , “fjala është e njeriut”. Njeriu si qenie sociale ka shpikur e prodhuar fjalë falë vetisë së gjuhës së tij. Njeriu flet e mendon në bazë të fjalëve që di dhe përdor. Deri nga mesi i shekullit XX gjithçka ishte e qartë dhe e dinin të gjithë edhe fëmijët që vetëm njeriu flet.

Por kur u shpik televizioni, një turbullirë filloi të pushtojë psihën e fëmijëve, pra nuk flasin vetëm njerëzit, por edhe sendet. Kjo turbullirë u fuqizua edhe më shumë me shpikjen e smartfoneve dhe mjeteve të tjera folëse. Këto mjete apo sende kanë fuqizuar e konkretizuar dyshimin e fëmijëve, që edhe sendet flasin. Të paktën kështu mendojnë fëmijët.

Gjithashtu sipas fëmijëve këto sende, kanë një të mirë se nuk të pyesin, siç bëjnë mami, babi, edukatorja, por edhe gjyshërit, “si e ke emrin”, “çfarë bëre”, “pse s’të pëlqen” apo “ti nuk di”. Kujdes prindër, flisni dhe bisedoni sa më shumë me fëmijët tuaj të vegjël, tregojini përralla dhe filloni ti lexoni që në moshën gjashtë muajshe. Prindër mos i lini fëmijët në dorë të “sendeve që flasin”. Mos e lini në dorë të fatit shëndetin mendor të fëmijës tuaj. Është e vërtetë që shumë fëmijëve nuk u ndodh gjë, por një pjesë e mirë e pësojnë keq. Kujdes prindër!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top