FB

May 30, 2022 | 7:45

Prindërimi, pakti i famshëm i besnikërisë!

 

Dashuria e pakushtëzuar ndihet nga fëmijët ndaj nesh. Ne të rriturit nuk e bëjmë, as ndaj partnerit dhe as ndaj fëmijëve. Ndërsa fëmijët po, e bëjnë për ne, ashtu si ne fëmijë e ndjenim për prindërit tanë dhe do të kishim dhënë shpirtin tonë për t’i bërë ata të lumtur.

 Nga Dr. Lucia GOLDONI

Sot fëmijët tanë e bëjnë atë me ne: na duan pa kushte nga ata që jemi, pavarësisht anëve tona të errëta, zemërimit, brishtësisë, defekteve që mund të shkarkojmë mbi ta. Ata do të dëshironin të na shihnin të lumtur por, meqë kjo nuk ndodh (cili nga ne është?), atëherë ata sakrifikojnë veten dhe bëhen ne, bëhen fotokopja jonë, pasi ne jemi bërë fotokopja e prindërve tanë nga dashuria e pakushtëzuar.

Prindërimi ynë është, në fakt, fryt i respektimit të mënyrave të prindërve tanë, sepse duket se i bëjmë ata të jetojnë përsëri. Dhe pastaj është pakti i famshëm i besnikërisë, sipas të cilit prerja e kordonit të kërthizës është një akt heroik, të cilin pak e bëjnë. Edhe ata që rebelohen, që bëjnë të kundërtën e prindërve të tyre, u përmbahen atyre mbi të njëjtat gjëra, sepse në çdo rast ata janë burimi i frymëzimit, edhe nëse është e kundërta.

Pra, ne nuk jemi në gjendje t’i duam fëmijët pa kushte, sepse i duam ata vetëm me kushtet në të cilat prindërit tanë na deshën, paksa të rishikuar dhe korrigjuar, por po ato janë. Dhe fëmijët, ndërsa shohin gjithë këtë konfuzion ndjenjash, idesh dhe qëndrimesh, vazhdojnë të na duan. Ndoshta nga jashtë ata protestojnë, shprehin inat, rebelohen, por ne jemi gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre.

Për të kuptuar fëmijët tanë, duhet të mendojmë se si ndiheshim për prindërit tanë. Për të hapur zemrën tonë ndaj dashurisë së pakushtëzuar, duhet të ndalojmë së qeni vetëm të hapur, duhet të ndalojmë së menduari për manualet e sjelljes, për ndaj “duhet” të jesh ose të bësh diçka për t’u pranuar, për t’u ndjerë i denjë dhe për ta lënë veten të shkojmë në një spontanitet, tek një gjendje e ndërgjegjes ndryshe nga ajo e hapur, te një energji dashurie që vjen nga zemra jo nga nevoja për të mbyllur fëmijën në të gjitha ato kuti ku kemi qenë zhytur vetë dikur. Nuk mund ta provojmë për fëmijët tanë derisa ta provojmë për veten tonë.

Dashuria e pakushtëzuar është një energji e fuqishme, hap dyer, na lejon të aksesojmë dimensione të tjera të vetëdijes, gjithashtu ndryshon rrënjësisht jetën reale, por është një energji që ka shumë pengesa, shumë kujdestarë negativë që parandalojnë hyrjen. Fëmijët kanë akoma një zemër të hapur, të ushqyer nga dashuria e pakushtëzuar. Ne të rriturit duhet të gjejmë kurajën të lidhemi përsëri me të.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top