FB

June 11, 2026 | 17:30

Prof. As. Arjeta Grezda: Lente monofokale apo lente multifokale, EDOF? Trabekulektomi apo GATT? Klinika e Syrit “ART” ka përgjigjen!

 

Ju keni katarakt dhe duhet të kryeni një procedurë për heqjen e tij. Dilema fillon te mënyra se si kryhet procedura dhe pyetja se cilën lente duhet të zgjidhni. Përgjigjja mund të merret vetëm nga një profesionist. Nëse keni katarakt shumë të maturuar dhe sëmundje shoqëruese të syrit, klinika jonë ju ofron lente fiksuese dhe teknika të avancuara që sigurojnë stabilitetin afatgjatë të lentes. Nëse jeni në moshë aktive dhe ju nevojitet shikim i qartë në të gjitha distancat, ne ofrojmë lentet premium gjithëpërfshirëse PanOptix dhe Vivity.

 

Prof. As. Arjeta Grezda, 25 vite në shërbim të shikimit. Klinika e Syrit “ART”, diagnostikim dhe trajtim bashkëkohor për sëmundjet e syve.

arjeta

Të kujdesesh për shikimin e njerëzve është një privilegj i rrallë, një përgjegjësi e madhe dhe një kënaqësi e thellë. Kirurgjia e syrit nuk është vetëm teknikë, është art, durim dhe ndjeshmëri. Diagnoza nuk është vetëm rezultat analizash, është aftësi për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të vepruar saktë.

 

Klinika e Syrit “ART”, kujdes i personalizuar dhe teknologji moderne

Klinika “ART” ofron një gamë të plotë shërbimesh për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit. Nga vizitat e detajuara për segmentin anterior dhe posterior të syrit, deri te ndërhyrjet më të avancuara kirurgjikale, çdo pacient trajtohet me vëmendje të veçantë dhe me kohën që meriton. Ekipi ynë përbëhet nga mjekë të trajnuar në mënyrë elitare, të cilët ofrojnë ekspertizë të lartë në çdo rast. Ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë të çmuar, por edhe vazhdim i shkollimit dhe përvojës që kam ndarë me ta, shpeshherë më të zotë se vetë mësuesi.

 

Kirurgjia e kataraktës: teknologji dhe precizion

Për kirurgjinë e kataraktës përdorim sistemin më të avancuar – Centurion Silver System – i cili minimizon dëmtimet dhe komplikacionet, duke garantuar rezultate të shkëlqyera.

Lentet intraokulare premium, si Symbiosis (Francë), PanOptix dhe Vivity (Alcon), ofrojnë shikim të qartë në të gjitha distancat dhe përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit. Këto lente moderne, pa rrathë në dizajn, reduktojnë efektet e padëshiruara vizuale, sidomos te drejtuesit e automjeteve.

 

Menaxhimi efektiv i glaukomës

Menaxhimi efektiv i glaukomës përfshin ruajtjen e nervit optik dhe uljen e presionit intraokular (IOP). Klinika jonë specializohet në teknikat kirurgjikale më moderne dhe efektive:

  • Trabekuloplastika me lazer argon (ALT) – Një procedurë e shpejtë dhe jo invazive, e kryer në klinikë, që stimulon rrjedhjen e lëngjeve dhe shpesh zvogëlon nevojën për pika të përditshme për sytë.
  • GATT dhe kanaloplastika – Dy procedura që mund të përdoren vetëm në raste të caktuara të glaukomës.
  • Trabekulektomia me mikro-incizion – Teknikë invazive filtrimi për të arritur kontroll të qëndrueshëm të presionit në rastet e glaukomës rezistente ose të përsëritur. Në klinikën tonë përdorim substanca kundër fibrozës, si Mitomicina C dhe anti-VEGF, të cilat rrisin suksesin e procedurës.

arjeta1

Kirurgjia e kombinuar e kataraktit dhe glaukomës

Pse t’i nënshtroheni dy operacioneve të ndara, kur të dyja mund të trajtohen në një procedurë të vetme 30-minutëshe?

Ne kryejmë kirurgjinë e kataraktit të kombinuar me kanaloplastikë ose GATT për të realizuar një filtrim jo invaziv. Kjo qasje shumë efektive ul presionin intraokular (IOP) dhe zvogëlon varësinë nga pikat e syve për glaukomën.

Në rastet e kataraktës të shoqëruar me glaukomë të avancuar, klinika jonë ofron procedura standarde filtrimi, të konsideruara si “gold standard”. Këto teknika krijojnë një mikrokanal të ri për kullimin e sigurt të lëngjeve të tepërta, duke ndaluar dëmtimin e nervit optik dhe duke ruajtur shikimin periferik.

 

Kirurgjia plastike okulare: estetikë me përgjegjësi mjekësore

Ndërhyrjet estetike të qepallave po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Por ato nuk janë thjesht “heqje e një lëkure të tepërt”. Janë ndërhyrje që kërkojnë njohuri të thella të anatomisë okulare, fizionomisë së fytyrës dhe funksionalitetit të qepallave. Vetëm kirurgët okulistë të specializuar në okuloplastikë mund të garantojnë rezultate estetike të sigurta dhe funksionale. Ndërhyrjet e pakujdesshme, sidomos në qepallën e poshtme, mund të çojnë në deformime serioze dhe probleme të pakthyeshme në mbylljen e qepallave.

Nëse keni katarakt, glaukomë, shqetësime me qepallat apo dëshironi një vlerësim të plotë të shikimit tuaj, ju mirëpresim aty ku profesionalizmi takohet me pasionin: Klinika e Syrit “ART”.

arjeta-dhe-erindi-jpg

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top