FB

September 15, 2021 | 8:23

Pse nënat nuk duhet të jenë shoqe me vajzat e tyre? Ja si ndikon ky raport në karakterin e fëmijës

Disa njerëz thonë se nëna është shoqja më e mirë e vajzës së saj. Por kjo lloj marrëdhënieje që duket e mrekullueshme në pamje të parë, mund të ketë pasoja negative për të dyja.

“Bright Side” tregon arsyet pse duhet të ketë një kufi midis raportit nënë-bijë.

Vajza nuk duhet të jetë terapistja juaj.

vajza nena (1)

Pjesë e të qenit miq është edhe ndarja e sekreteve me njëra-tjetrën. Pra ju flisni për problemet që keni dhe kërkoni mbështetje emocionale nga vajza. Kjo marrëdhënie duhet të jetë reciproke, por nuk do të ishte e shëndetshme për një nënë dhe vajzën e saj. Një fëmijë nuk duhet të ngarkohet me shqetësimet e prindërve dhe nuk duhet të ndiejë se rolet janë përmbysur dhe se duhet të veprojë si i rritur për prindin e tij.

Është e rëndësishme të vendosni kufij.

Edhe miqtë mund të vendosin kufij, por ata janë ndryshe nga kufijtë që duhet të krijohen nga një prind. Nëse vendosni një rregull, fëmija duhet ta kuptojë se duhet të ndiqet. Në një miqësi, nuk do të mund të zbatoni rregulla të tilla dhe t’i tregoni një personi tjetër se çfarë të bëjë. Ju duhet të autoritetin e prindit tek vajza, përndryshe, do të bëheni një prind “lejues”, gjë që mund të bëjë që fëmija të zhvillojë vetëkontroll të dobët.

Mund të jetë e vështirë për vajzën të bëhet e pavarur.

vajza nena (4)

Ndërsa vajza juaj rritet, ajo duhet të bëhet gjithnjë e më shumë përgjegjëse për veprimet e saj dhe të mësojë të bëjë zgjedhjet vetë. Roli juaj si nënë gjithashtu do të ndryshojë me kalimin e kohës. Roli i një shoqeje, nga ana tjetër, është më statik. Një mik nuk supozohet të bëhet më i pavarur nga një tjetër me kalimin e kohës. Pra, nëse veproni si një mik, mund të jetë e vështirë për vajzën të përshtatet me moshën e rritur.

Vajza mund të mos zhvillojë personalitetin e saj.

vajza nena (2)

Të qenit shumë pranë vajzës tuaj mund ta parandalojë atë që të zhvillojë një personalitet më vete. Nëse jeni edhe nëna, edhe shoqja më e mirë, ajo nuk do të dijë se si të krijojë opinionet e saj ose të zhvillojë identitetin e vet.

Ju mund të bëheni shumë të varur nga njëra-tjetra.

Të qenit miq mund të jetë diçka e mirë për të dyja për një farë kohe. Por ju mund të përfundoni duke u mbështetur shumë në këtë miqësi. Nëse në një moment grindeni për diçka të madhe si shoqe, atëherë kjo situatë do të ndikojë edhe në marrëdhënien tuaj si nënë e bijë, dhe do ta keni të vështirë të jeni një prind i mirë.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top