FB

June 23, 2022 | 8:00

Rëndësia e babait në jetën e vajzës

Është fakt që babai është burri i parë që ka takuar dhe dashuruar një grua. Ndikimi i babait në jetën e një vajze është vendimtar dhe aq i rëndësishëm sa çdo marrëdhënie e ardhshme me seksin e kundërt projektohet përmes kësaj përvoje.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor 

Sjellja e babait ndaj nënës por edhe ndaj vetë vajzës do të jetë modeli i sjelljes që ajo do ta konsiderojë normale në të ardhmen nga meshkujt. Imazhi që vajza do të krijojë për veten varet në një masë të madhe nga qëndrimi i babait të saj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ajo të marrë pranimin, butësinë dhe dashurinë që i nevojitet në këtë moshë kritike nga babai i saj. Në këtë mënyrë, ajo do të ndihet e sigurt dhe do të jetë në gjendje të krijojë një vetëvlerësim të fortë. Ndaj kuptojmë se cilësia e marrëdhënies së vajzës me babain përcakton edhe cilësinë e marrëdhënies që ajo do të ketë në të ardhmen me seksin e kundërt në përgjithësi.

Babai përmes rolit të tij të rëndësishëm plotëson nënën në formësimin e personalitetit të fëmijës si dhe ekuilibrin e tij psiko-emocional. Në trekëndëshin e familjes, baba, nënë dhe fëmijë, ne të gjithë kalojmë të gjitha rolet dhe marrim mësime shumë të rëndësishme, si të jemi baballarë, nëna, bashkëshortë, miq, vajza dhe djem. Të gjitha këto marrëdhënie janë të dyanshme dhe nëpërmjet tyre ne zbulojmë veten dhe evoluojmë, siç është në të vërtetë edhe qëllimi i jetës sonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top