FB

June 11, 2021 | 9:20

Rëndësia e dietës në shëndetin mendor

Një studim i ri, i bërë nga një grup shkencëtarësh të “Loma Linda University School of Public Health” (SHBA) i botuar në revistën “International Journal of Food Sciences and Nutrition”, nxjerr në dritë një lidhje shumë interesante mes zgjedhjes së të ushqyerit dhe shëndetit mendor.

Studiuesit u bazuan mbi të dhënat e marra nga më shumë se 240000 intervista telefonike nga viti 2005-2015, mbi gjendjen e shëndetit fizik dhe psikik. Ata mblodhën të dhëna mbi sjelljet e tyre dhe mënyrën e të jetuarit dhe të të ushqyerit.

Rezultatet treguan se personat që ushqeheshin keq kishin mundësi më të mëdha të vuanin nga shqetësime të rënda psikike. Këto rezultate nënvizojnë një lidhje të fortë mes ushqimit që marrim dhe mirëqenies mendore, prandaj përmirësimi i cilësisë së dietës sjell përfitime të mëdha në psikën e njerëzve.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top