FB

June 11, 2021 | 9:50

Test / Si janë pushimet tuaja?

Për disa është koha për t’u arratisur, për të tjerët ajo për të bërë njohje të reja. Secili prej nesh ka një mënyrë të vetën personale për të imagjinuar pushimet ideale. Shumicën e herëve, kjo mënyrë vjen si pasojë e historisë sonë, nga zakonet e jetës, nga karakteri, nga nevojat e momentit. Ka nga ata njerëz që nuk e dinë se çfarë janë pushimet për shkak të angazhimeve të punës, apo edhe për zgjedhje personale. Ditët e pushimeve janë momente të çmuara, që duhen kaluar me familjen apo dhe me miqtë. Po për ju, çfarë janë pushimet?

  1. Zhurma e detit në një guaskë:

a. Do ta dëgjonit pafundësisht.

b. Pas pak kohe ju bezdis.

c. Ju sjell në mendje kujtime të largëta.

  1. Një i moshuar afrohet për të biseduar. Çfarë ju thotë?

a. Fjalët pa vepra janë fjalë boshe.

b. Heshtja është flori.

c. Lufta nuk i shërben askujt, më mirë t’i largoheni konflikteve.

  1. Një biçikletë në largësi…

a. Është e mbështetur në murin e shtëpisë, e mbuluar nga bimët.

b. Është e kuqe dhe po ju pret.

c. Keni dëshirë t’i hipni, po se ku do të shkoni nuk dini as ju…

  1. Shtëpia juaj:

a. Është një kaos, ku vetëm ju dini të orientoheni.

b. Është e shenjtë, është foleja juaj.

c. Është një përzierje stilesh të ndryshme.

  1. Ju ofrojnë një udhëtim rreth e qark botës:

a. Cili është itinerari?

b. Kur do të nisem?

c. Sa do të zgjasë?

  1. Melankolia:

a. Ka dhe ajo ëmbëlsinë e saj.

b. Nuk e dini se çfarë është.

c. Është një gjendje shpirtërore, e cila duhet përjetuar sa herë që shfaqet.

  1. Është momenti të niseni:

a. Më në fund!

b. Gati çdo gjë, apo ka akoma diçka që duhet bërë?

c. Të shkojë, si të shkojë!

  1. Pothuajse e keni përfunduar përgatitjen e valixhes:

a. A do të ketë vend për kutinë etualeteve?

b. Duhet fare pak kohë për ta përgatitur.

c. U desh shumë kohë për ta bërëgati.

  1. Pushimi për kafe:

a. Herë pas here është i nevojshëm.

b. Mundësisht të jem vetëm.

c. Gjithmonë në vende të ndryshme, me miq të ndryshëm.

  1. Një ëndërr:

a. Duhet mbrojtur.

b. Duhet realizuar.

c. Nuk duhet ta ndjekësh.

  1. Marrëdhëniet janë:

a. Siguri.

b. Zbulime, pak a shumë të kënaqshme.

c. Gjithmonë aventura të reja.

  1. Defektet tona:

a. Ndonjëherë na shqetësojnë, sidomos kur të tjerët na i vënë në dukje.

b. Janë pjesë e jona, përsosmëria nuk ekziston.

c. Përpjekja për t’i ndryshuar është një sfidë e vazhdueshme.

  1. Prapësitë e fëmijëve:

a. Janë pjesë e rritjes së tyre.

b. Jo gjithmonë duhen dënuar.

c. Jo gjithmonë duhen justifikuar.

Më shumë A

RELAKS

Të shkoni me pushime për ju do të thotë të hiqni prizën nga detyrimet e përditshme. As udhëtime jashtë shtetit, as aktivitet fizik. Në det apo në mal, kërkoni qetësinë dhe ju bezdis pak fakti se duhet të hiqni dorë nga rehatia e shtëpisë. Ndoshta kjo nevojë është pjesë e sferave të tjera të ekzistencës suaj. Ose sepse jeni hiperaktivë gjatë gjithë vitit, ose sepse jeni të rezervuar dhe nuk i ndryshoni zakonet, gjatë pushimeve ju pëlqen të gjeni hapësira qetësie dhe vetmie, larg tensioneve. Një këshillë: pak piper dhe iniciativë e paparashikuar mund t’ju pasurojë jetën.

Më shumë B

AVENTURË

Për ju nuk janë pushime, nëse nuk bëni udhëtime, aventura, argëtim. Nuk rrini dot në një vend, jeni vazhdimisht në lëvizje dhe nuk ju pëlqen të ndalni, me mendje dhe me trup. Kureshtja ju shtyn të kërkoni destinacione ekzotike. Nëse nuk ia dilni të largoheni dot, për ju janë të paevitueshme noti, sporti dhe netët e kaluara duke kërcyer. Një këshillë: ndonjëherë ndalni dhe shijoni pushimin, heshtjen, veten.

Më shumë C

ASNJËHERË TË NJËJTA

Për ju nuk ka një rregull: mënyra se si i jetoni pushimet shkon paralel me humorin e momentit, partnerin, miqtë, dëshirën më të thellë, të cilës doni t’i jepni zë, mundësitë konkrete që mund t’ju paraqiten. Jeni me këmbë në tokë dhe njëkohësisht nuk i pëlqeni etiketat dhe rregullat. E dini se nga çdo përvojë keni shumë për të mësuar dhe shpesh ju pëlqen që t’ju përfshijë rrjedha e jetës. Një këshillë: mësoni të njihni më mirë veten. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë të dalloni objektivat dhe mënyrën e të qenit, të cilat ju tregojnë se cili jeni në të vërtetë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top