Aktualitet

October 11, 2021 | 15:33

Risi / Dental Experts Albania: Ndihu i shëndetshëm dhe buzëqesh i sigurt!

 

Kur kemi shëndetin mirë, gjithçka përkthehet në një jetë aktive dhe dinamike. Kemi vetëbesim dhe siguri për ecurinë e gjithçkaje që bën rrugëtimin në jetët tona. Është mirëqenia ajo që na duhet të gjithëve. Dental Experts Albania mbi këtë fokus, përkujdeset për t’i dhënë pacientëve zgjidhjen më të mirë funksionale dhe estetike për sa i përket problematikave të ndryshme dentare. Këtë përkushtim profesional e ndan te shërbimet që ofron. Terapi Dentare, Kirurgji Orale, Ortodonci, Implantologji, Shërbime me Lazer (Biolase), Protetikë, Estetikë Dentare. Me vendndodhje strategjike, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, Dental Experts Albania nën drejtimin e doktoreshës Nidja Kuci, ju ofron shërbime të cilat ju ndihmojnë që të zgjidhni çdo problematikë dentare tuajën.

nidja-kuci

Dr. Nidja Kuci, diplomuar në universitetin katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, Master di Scienze in Odontoiatria e Protesi Dentaria “(2007 -2012) licencuar me universitetin “Torvergata” të Romës në 2012.

Eksperiencë 10-vjeçare me certifikime dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ku ndër kryesoret është në “Universitetin e Firences” “UniFi “, Reparti i Odontoiatrisë, Katedra e Protetikës drejtuar nga prof. Roberto Branchi.

 

 

Estetika Dentare, si të arrini një buzëqeshje perfekte dhe cilat janë mënyrat?

Kohëve të fundit i është dhënë theksi estetikës dentare. Besoj se një pjesë e mirë e njerëzve ka hasur fjalën E-max të shkruar apo artikuluar diku. E-max është materiali më estetik, i cili mund të punohet nga fasetat, këllëfët deri tek urat në varësi të problematikës së pacientit. Në klinikën tonë materialin e E-max e kemi të certifikuar dhe me garanci deri në pesë vjet. Sigurisht për ata që duan rezultat brenda një seance janë fasetat e kompozitit, mënyrë e shpejtë dhe komode, duke zgjidhur problematikën e pacientit.

 

Biolase teknologjia e fundit dhe më inovative e lazerit tashmë në D.E.A Clinic

Kohë e shkurtër operatore; Pa hemorragji; Pa dhimbje; Rikuperim i shpejt post operator; Përdorim për të gjitha moshat edhe te fëmijët në raste frenulectomie, etj.

Shërbimet e Biolase:

  • Rimodelimi i gingivave për të pasur një buzëqeshje sa më estetike dhe harmonike.
  • Funksion antiseptik nëpërmjet dezinfektimit të zonës në të cilën do të vendoset implanti për të pasur një ambient totalisht steril që ndikon në jetëgjatësinë e tij.
  • Kuretazh në rast problemi të impianteve (periimplantitet)
  • Funksion hemostatik
  • Trajtimi i dhëmbëve me infeksione të rëndësishme, rezultat maksimal në pak kohë, duke ulur mundësinë e ekstraksionit (heqjes) të dhëmbit.
  • Dezinfektimi i kanaleve në rastet e gradave të III e të IV dhe të ritrajtimeve duke e bërë të suksesshme me terapinë në kohë.
  • Trajtimi i ulcerave dhe afteve që mund të krijohen në mukozën e gojës si pasojë e rënies së imunitetit apo si pasojë e patologjive të ndryshme shoqëruese., etj.
  • Trajtimi i xhepave parodontal dhe të parodontozës duke sjellë përmirësim të dukshëm në uljen e hemorragjisë, uljen e ngarkesës bakteriale dhe në stabilitetin e dhëmbëve.
  • Zbardhim i dhëmbëve pa i dëmtuar ata dhe në një kohë shumë më të shkurtër se zbardhuesi i zakonshëm.
  • Lehtësimi i dhimbjeve të ndryshme si ato të artikulacionit apo nevralgjive faciale.
  • Nuk ka asnjë kundërndikim, përdoret nga të gjitha moshat.

Jemi të lumtur që e kemi në klinikën tonë, për t’jua bërë takimet më të lehta, më të këndshme dhe me rezultate optimale për një kohë të shkurtër.

dea1

Sistemi Damon, aparat ortodontik për drejtimin e dhëmbëve

Përsa i përket fushës së ortodoncisë ne i bëjmë të gjitha tipet e aparateve dhe trajtimeve të çdo lloj problematike. Por ajo që dua t’i vendos theksin është sistemi Damon. Sistemi i braketave Damon është mënyra më inovative për të drejtuar dhëmbët në ortodonci. Damon system përdor mekanizëm të veçantë, që bën lëvizjen e dhëmbëve në mënyrë sa më graduale dhe natyrale.

Përfitimet: Rezultat i shpejtë; Takime jo të shpeshta; Pastrim i lehtë i braketave; Discret dhe më pak i dukshëm se aparatet e zakonshme; Pa dhimbje dhe shumë komod; Me sistemin Damon nuk hiqen dhëmbë ose përdoren zgjerues në shumicën e rasteve duke arritur një buzëqeshje të plotë dhe të rregullt në fund; Sistemin Damon rregullon jo vetëm dhëmbët por edhe estetikën, harmoninë dhe profilin e fytyrës.

dea2 dea3

Swiss Implant, cilësi maksimale për zëvendësimin e dhëmbëve

Një nga shërbimet e tjera të klinikës janë edhe impiantet, një nga mënyrat më optimale për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë: Nuk dëmton dhëmbët ngjitur; Estetikë; Material biokompatibël me organizmin, siç është titaniumi; Investim për shëndetin. Ne përdorim Swiss Implant, që janë implante zvicerane të certifikuara, cilësi maksimale, një brand i sigurt; Koneksion konik, duke siguruar një qëndrueshmëri të implantit me superstrukturat e tij; ZERO mundësi infiltrimi të baktereve për shkak të (platform swiching) morfologjisë së veçantë të tij; Higjienizim i lehtë për shkak të strukturës në qafën e implantit; DIZAJN UNIK që nuk lejon transmetimin e forcave dhe të stresit në kockë gjatë inserimit duke siguruar një stabilitet primar optimal.

Dental Experts Albania bashkëpunon me një staf profesionistësh, të specializuar sipas shërbimeve të ofruara.

•Klinikë moderne stomatologjike

•Staf i kualifikuar

•Ambient komod

 

Estetika, funksioni dhe shëndeti janë elementët kryesorë me të cilët nuk bëjmë asnjë kompromis. Është e rëndësishme që pacienti të ketë dhëmbë të trajtuar mirë, sepse aty fillon gjithçka për të pasur jetëgjatësi në kohë çdo punim i vënë mbi to.

 

Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, kati 2, hyrja 11, Tiranë | +355 69 40 77 445

www.dentalexpertsalbania.al | Dental Experts Albania | dentalexpertsalbania

 

Botuar në Revistën Psikologjia SHTATOR Nr.171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top