FB

September 16, 2021 | 8:10

Shenjtërimi…! Momentet e vogla na rrëshqasin nëpër duar dhe pas vitesh kuptojmë se ishin të mëdha

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Mundohem të kujtoj momente shenjtërimi me vajzat e mia të vogla në shkollë. Nuk mundem… Më vijnë në mendje pamje…, në fragmente. Por i humbas të gjitha. M’i kanë vjedhur shqetësimet që kam pasur ato ditë për punën, disa gjëra në pritje që do të më duheshin për t’i zgjidhur, ndoshta ankthi për t’i kapur të gjitha.

2

Momentet e vogla na rrëshqasin nëpër duar dhe pas vitesh kuptojmë se ishin të mëdha.

Mos i lini t’ju rrëshkasin nga duart, mos lejoni t’ua vjedhi jeta e përditshme. Momenti kur do të shoqëroni fëmijën tuaj në vitin e parë në shkollë nuk do të kthehet më. Festoni. Merrni pushim nga puna, vishni rroba të bukura, bëni një shëtitje të gjatë, hani jashtë.

Por mbi të gjitha, të jeni atje, të pranishëm, shpirt dhe trup. Fotografitë dhe videot nuk janë të mjaftueshme. Ato kapin imazhin, por gjatë gjithë momentit vetëm shpirti mund ta përjetësojë atë dhe ta kthejë atë pas vitesh si tinguj, erë, ndjenja…

Jini absolutisht në fillimin e tyre të ri. Shenjtërohuni me ta. Besoni apo jo. Dhe bëni një kujtim të fortë, që ata të jenë pranë jush, kur do të jenë larg…

Tek të vegjëlit dhe të rriturit me durim dhe dashuri…, gjithmonë arrini më të mirën!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top