FB

April 5, 2021 | 9:45

Si të ndihmoni partnerin kur është i stresuar

 

Marrëdhëniet mund të jenë të mundimshme, sidomos kur njëri nga të dy partnerët është një situatë sfiduese dhe përjeton çdo ditë doza të larta stresi.

Stresi është ngjitës, ndaj kur keni të bëni me një partner të stresuar, ju duhet të menaxhoni edhe stresin tuaj. Jeta është stresuese, puna është e mundimshme, jeta familjare mund të jetë e lodhshme… Mjaft të hapni televizorin ose mediat sociale dhe ju rritet tensioni. Në ditët e sotme, ka aq shumë gjëra që mund të na stresojnë, saqë të gjithë përjetojmë stres çdo ditë… Po si të ndihmoni partnerin tuaj në një situatë të tillë? Ndiqni udhëzimet tona…

stres-partneri

1. PËRSHTASNI një sjellje dashamirëse, por të qëndrueshme pa lejuar tronditjen emocionale nga dinamika e stresit t’ju prekë edhe ju. Shmangini konfliktet, duke e ditur që një person i stresuar mund të ketë shpesh ndryshime humori të paparashikueshme.

 

2. NDIHMONI partnerin dhe analizoni faktet dhe shkaqet që e kanë krijuar gjendjen stresante dhe mendoni për zgjidhjet e mundshme. Për ta bërë këtë, dëgjojeni pa e gjykuar: zgjidhjet mund të jenë më shumë se sa një.

 

3. SHPËRQENDROJENI partnerin nga mendimet fikse, duke i propozuar një shëtitje në park për të shkarkuar kësisoj nervat. Kujdesuni duke i bërë një masazh me vajra qetësues ose me një drekë të lehtë të pasur me ushqime të thjeshta e të freskëta.

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: ItaNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top