FB

April 6, 2021 | 8:05

Si të përballoni stresin në kohë krize

Kriza botërore që ka shkaktuar pandemia duket se është një nga shkaqet më të mëdha të stresit në shumë vende të botës; edhe OBSH ka paralajmëruar për pasojat e saj në shëndetin mendor. Problemet ekonomike na kanë vendosur përballë pasigurisë dhe mungesës së stabilitetit të botës që na rrethon e që reflekton më pas në ekzistencën tonë, duke krijuar stres apo një gjendje tensioni kronik (fizik e psikik) si shkak edhe i pamundësisë për të kontrolluar e përballuar një presion psikik gjatë një periudhe të gjatë.

stres-pandemia2

Në jetën e përditshme

Stresi është një mënyrë reagimi përballë një situate të caktuar. Nëse situata që gjeneron stresin mund të kontrollohet, atëherë nblidhni të gjitha energjitë tuaja për ta bërë këtë. Në rast të një krize ekonomike botërore, sigurisht gjërat vështirësohen edhe më shumë… ndjenja e pafuqisë krijon stres e depresion. Përpiquni të mendoni se çfarë mund të bëni për ta ndryshuar këtë gjendje. Nëse mundësitë janë të kufizuara, pasi nuk varen nga ju, atëherë ndryshoni mënyrën se si duhet ta shihni këtë situatë. Kini besim tek vetja, përpiquni t’i shihni vështirësitë si sfida që duhet t’i kaloni dhe mendoni për kënaqësinë që do të provoni kur t’i kapërceni ato.

 

Në punë

Pas kaq kohësh në pandemi, punë nga shtëpia, me kërcënimin e virusit, kriza ndikon edhe në rritjen e tensionit në punë, si dhe shton frikën për humbjen e vendit të punës. Sigurisht, stresi në punë nuk mund të fshihet si me magji, por ka disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë: zhdramatizojeni sa më shumë situatën, evitoni pasigurinë, merrni vendime, mësoni të thoni “jo” dhe përpiquni t’i ndani detyrat edhe me kolegët e tjerë. Gjeni kohë për pushim, për argëtim; jeta juaj nuk duhet të jetë e lidhur vetëm me punën. Mos harroni aktivitetin fizik. Edhe ushqyerja e shëndetshme është një antistres shumë i mirë.

stres-pandemia1

Ndikimi i krizës në familje

Kur një person është i stresuar, gjendja e tij kalon edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. Për më tepër, ajo mund të ndikojë fort edhe te fëmijët, duke ngjallur tek ata pasiguri e ankth. Përpiquni të mbani larg stresit familjen tuaj, përpiquni të ndani me ta problemet, por jo ankthin tuaj. Flisni hapur duke vlerësuar faktin se ju keni fatin të keni një familje, keni dikë që ju dëgjon. Ndani me ta momentet e bukura të jetës suaj.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsycoWorld

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top