FB

April 2, 2021 | 8:10

Si t’i përgjigjeni pyetjeve të sikletshme të fëmijëve?

Si të përballemi me argumentet delikate të fëmijëve? “Mami, si lindin fëmijët?” “Lira më ka puthur dhe kam frikë mos mbetem shtatzënë”. “Aria mendon se Babagjyshi nuk ekziston. Si mendon ti mami?”… janë të gjitha pyetje me të cilat çdo prind haset, së paku një herë në jetë dhe që shpesh gjenden në udhëkryq, duke mos ditur si të përgjigjen.

T’u përgjigjesh pyetjeve të fëmijëvë për tema delikate është shpesh e vështirë. Por dhënia e përgjigjes është e rëndësishme: “marrëdhënia me fëmijët duhet bazuar në sinqeritet dhe qartësi” shpjegon Patrizia Adamoli, eksperte komunikimi në Milano. “Shpesh fëmijët kanë nevojë për përgjigje dhe konfirmime. Përgjigjja e prindërve i bën të ndihen të sigurt. Është e nevojshme që prindërit të jenë të disponueshëm dhe pika referimi për fëmijët e tyre, të gatshëm për të dhënë përgjigje për kërkesat e tyre”. Por cilat janë fjalët që duhen përdorur?

 

Mos jepni përgjigje të ngutura
Nëse nuk jeni të përgatitur, ose keni dyshime se si duhet të përgjigjeni, sidomos për të shprehur koncepte, mos u përgjigjni dhe thojini fëmijës se keni nevojë të informoheni. Jepini kohë vetes për të gjetur fjalët e duhura, duke pasur parasysh karakterin dhe moshën e fëmijës. E rëndësishme është që t’i vini vetes një afat kohor. Duke mos dhënë përgjigje, rrezikoni të humbisni besimin e fëmijës te ju dhe i jepni sakaq mundësinë që të kërkojë t’i marrë këto përgjigje jashtë familjes.

 

Father talking to Daughter While Working

Informohuni për njohuritë e tij
Nëse fëmija ju bën një pyetje, ka gjasa që të ketë marrë disa informacione nga burime të tjera: te vëllai më i madh, te shoku i klasës, tek televizori, tek interneti ose në një diskutim të mëdhenjsh ndaj të cilit ka qenë i vëmendshëm…

“Ku e ke dëgjuar?”, “Nga kush?”… informohuni para se të përgjigjeni. Mësoni nëse fjalët që thotë kanë në origjinë kuriozitetin e tij. Mund të korrigjoni ose të vlerësoni informacionet aq ai ka e që do t’i ndajë me ju. Përpiquni gjithnjë të ushqeni lidhjen me fëmijën tuaj: do të përmirësojë vetëvlerësimin e tij dhe bashkëpunimin tuaj…

 

Jepni informacione të vërteta

Fëmijët i duan përrallat, tregimet me fantazi. Por është e nevojshme që të mësojnë qysh të vegjël dallimin mes realitetit dhe fantazisë. Jini sa më të sinqertë. Të vegjlit janë kureshtarë dhe ka të ngjarë që përgjigjja juaj t’i kënaqë. Por nëse zbulojnë se nuk i keni thënë të vërtetën rreth temës që ju kanë pyetur, ata do të humbnin besimin te ju. Rrezikoni të mos jeni më pika e referimit për ta.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsikoNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top