FB

November 18, 2021 | 8:25

Sjellje që nuk duhet të ndodhin kurrë në një marrëdhënie dhe që nuk duhet t’i tolerojmë

Ndërsa një ditë e keqe mund t’i ndodhë kujtdo, sado të lodhur dhe të stresuar që mund të ndihemi, ka sjellje që nuk duhet t’ia bëni kurrë partnerit tuaj. Disa gjeste tregojnë jo vetëm një vrazhdësi të thellë, por mbi të gjitha një mungesë respekti dhe ndjeshmërie për të cilën është e nevojshme të mbani qëndrim dhe të përballeni me partnerin. Ja dhjetë sjelljet që çdo partner duhet të praktikojë dhe që një grua ka të drejtë t’i kërkojë (sigurisht që vlen reciprociteti).

Do të respektojë privatësinë tonë – Në një marrëdhënie të shëndetshme nuk duhet të jetë e nevojshme të fshihet asgjë, por një sferë intime dhe private është një e drejtë e pacenueshme, përfshirë kur bëhet fjalë për mesazhet, e-mailet dhe postimet në rrjetet sociale. Një partner i mirë nuk do të kontrollojë kompjuterin ose smartfonin e partneres së tij, nuk do t’i kërkojë asaj të fshijë emra ose të bllokojë kontakte: maksimumi mund t’i kërkojë asaj të shmangë disa njerëz ose marrëdhënie, por zgjedhja do të jetë gjithmonë në dorën e saj.

Ai nuk do të na lërë kurrë pa mbështetje – Një marrëdhënie e shëndetshme është një rrugë e dyanshme, në të cilën energjitë e njërit rrjedhin tek tjetri dhe anasjelltas. Për këtë arsye, nuk duhet të na mungojë asnjëherë siguria për të pasur një partner në krah, të gatshëm të na mbështesë në çdo situatë, edhe nëse ai nuk i ndan plotësisht qëndrimet tona. Mbi të gjitha, duhet të ndihemi të mbështetur në momente të vështira të jetës, kur na duhet të përballemi me pikëllime apo vështirësi.

Ai do të njohë vlerën tonë dhe nuk do të na bëjë kurrë të ndiejmë nevojën për t’ia vërtetuar atë – Nëse ndonjëherë ndjejmë nevojën t’i tregojmë partnerit tonë vlerën tonë, kjo do të thotë se marrëdhënia ka marrë fund. Dy njerëz qëndrojnë së bashku sepse e pranojnë dhe e vlerësojnë njëri-tjetrin ashtu siç janë, duke dashur edhe defektet dhe kufizimet e tyre përkatëse. Vlera e një personi nuk mund dhe nuk duhet të ekspozohet me komandë, sepse ajo përfshin sferat më të brendshme të vetvetes.

Ai nuk do të kritikojë pamjen tonë – Ka shembuj të panumërt: flokët e shkurtër nuk ju duken mirë, keni disa kilogramë më tepër, pse nuk mbani dietë, duhet të vendosni pak më shumë grim. Nëse nuk janë sugjerime të dashura ato janë fjalë që minojnë vetëvlerësimin dhe na bëjnë të ndihemi të papërshtatshëm dhe të pakëndshëm me veten. Nëse ai bën një sugjerim ose kërkon që të dukemi në një mënyrë të caktuar për të, ne mund të zgjedhim t’i pëlqejmë, por nëse kritikat janë të shpeshta dhe jo konstruktive, është një zile alarmi.

Nuk do të na bëjë kurrë të ndihemi vetëm – Nëse partneri nuk i kushton energji dhe vëmendje marrëdhënies është e përshtatshme të fokusohemi te situata. Një çift duhet të formojë një ekip, të motivuar dhe solid, në të cilin secili bën pjesën e vet. Të ndjehesh vetëm nuk është e pranueshme.

Nuk do të na bëjë të ndihemi si një “plan B” – Secili ka të drejtë për rrjetin e tij të miqve dhe një jetë shoqërore, por ne kurrë nuk duhet të ndihemi sikur jemi të improvizuar. Nëse ai ka një listë prioritare, ne kemi të drejtë të dimë me siguri se jemi në krye të listës.

Nuk do të na mungojë kurrë respekti – Respekti i ndërsjellë është një përbërës bazë që nuk duhet të mungojë dhe që nëse është e nevojshme, jemi të autorizuar ta kërkojmë.

Ai nuk do t’i shmangë fjalimet “të vështira” – Kur nyjet vijnë në krye, tërheqja është e gabuar dhe kundërproduktive. Në një marrëdhënie të shëndetshme, secili prej partnerëve duhet të ndihet gjithmonë i lirë të diskutojë çdo temë me partnerin, përfshirë ato më intime dhe delikate, madje edhe ato të sikletshmet. Dhe nëse ndodh që të përplaseni dhe debatoni është më mirë ta përballoni me frymë konstruktive, pa u dorëzuar “për hir të paqes”.

Ai kurrë nuk do të tallet me ne – Mashtrime, gënjeshtra, keqkuptime të vërteta ose të supozuara: e gjithë kjo nuk duhet të ndodh sepse kjo lloj sjellje minon besimin dhe përbën një tradhti të vërtetë. Nëse ngjarje të tilla bëhen të shpeshta, janë një shenjë se po afron koha për të ndryshuar drejtimin. Kjo është edhe më e vërtetë për tradhtinë: monogamia duhet të jetë një zgjedhje e zakonshme, por pasi të pranohet, tradhtia përfshin thyerjen e një pakti besimi.

Ai nuk do të jetë kurrë i dhunshëm ndaj nesh – Dhuna, qoftë verbale, psikologjike apo edhe fizike, nuk duhet lejuar KURRË. Përballë këtij lloj abuzimi, ka vetëm një zgjidhje: të largohesh pa hezitim dhe pa pritur asnjë çast.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top