FB

May 13, 2022 | 11:40

Studim / Zbulohet lidhja mes kafesë dhe kolesterolit

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje kurioze midis kafesë dhe kolesterolit. Nuk është vetëm sasia e kafes që pini, por mënyra se si e pini atë sjell pasoja për shëndetin. Asgjë nuk ju zgjon më shumë sesa një filxhan me kafe. Pavarësisht nëse është një latte, moca, apo një ekspres, disa nga ne e pëlqejnë aq shumë, saqë pinë disa filxhanë në ditë. Por, si ndikon kjo në shëndetin tonë?

Një studim i ri sugjeron se lloji i kafes që ne zgjedhim mund të bëj ndryshimin. Pirja e kafes ka qenë e lidhur me rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Por kërkimet e fundit sugjerojnë se kjo mund të jetë si pasojë e mënyrës si e pini kafen dhe gjinisë suaj. Kërkimet e fundit theksojnë se pirja e ekspresit ishte e lidhur me dallimin më të madh gjinor në nivelin e kolesterolit.

Kimikatet natyrale në kafe, diterpenet dhe kafestoli rrisin nivelet e kolesterolit në gjak. Metoda e pirjes është me ndikim, por deri tani nuk është e qartë se çfarë ndikimi mund të ketë kafeja ekspres dhe në çfarë sasie. Kështu studiuesit kërkuan të krahasonin kafenë ekspres me metoda të tjera të pirjes te të rriturit e moshës 40 vjeç e lart.

Ata që u përfshinë në studim u pyetën se sa filxhanë kafe në ditë pinin – asnjë, 1–2 filxhanë; 3–5; dhe 6 ose më shumë – dhe çfarë lloji të pijeve kanë pirë – të filtruara; piston (kafetière); ekspres nga aparatet e kafesë, mokasat, etj.

Janë marrë mostra gjaku dhe janë matur gjatësia dhe pesha. Informacioni u analizua gjithashtu mbi faktorët potencialisht ndikues: dieta dhe mënyra e jetesës, duke përfshirë duhanin, konsumimin e alkoolit dhe aktivitetin fizik; arritjet arsimore dhe nëse ishin të dignostikur me diabet të tipit 2.

Të dhënat theksuan se lidhja midis kafesë dhe kolesterolit total në gjakun e tyre ndryshonte në varësi të metodës së pirjes, me dallime domethënëse gjinore për të gjitha llojet e pirjes së kafesë. Gratë pinin mesatarisht pak më pak se katër filxhanë kafe çdo ditë, ndërsa burrat pinin mesatarisht rreth pesë.

Pirja e tre deri në pesë filxhanë ekspres në ditë lidhej ndjeshëm me rritjen e kolesterolit në gjak, veçanërisht te meshkujt. Një numër ditor prej gjashtë ose më shumë filxhanësh kafeje ishte gjithashtu i lidhur me kolesterol më të lartë, në një shkallë të ngjashme në të dy gjinitë. Ndërsa marrja e gjashtë ose më shumë filxhanëve kafe të filtruar çdo ditë shoqërohej me 0.11 mmol/l kolesterol më të lartë tek gratë, por jo tek burrat, krahasuar me ata që nuk pinin kafe të filtruar.

Ndërsa kafeja e çastit u shoqërua me një rritje të kolesterolit në të dy gjinitë, kjo nuk u rrit me numrin e filxhanëve të pirë, krahasuar me ata që nuk zgjodhën pluhurin/kokrrizat e kafesë.

Studiuesit vunë në dukje disa kufizime në studim. Midis 21,083 pjesëmarrësve, ata nuk specifikuan një madhësi standarde të filxhanit. Dhe ata vunë në dukje se lloje të ndryshme të ekspresit kanë më shumë gjasa të përmbajnë nivele të ndryshme të kimikateve kryesore natyrale.

“Është interesante që kafeja përmban më shumë se një mijë fitokemikale të ndryshme. Marrja e secilit përbërës varet gjithashtu nga shumëllojshmëria e llojeve të kafesë, shkalla e pjekjes, lloji i metodës së pirjes dhe madhësia e shërbimit”, thanë studiuesit.

“Kafja është stimuluesi qendror më i konsumuar në mbarë botën. Për shkak të konsumit të lartë edhe efektet e vogla mund të kenë pasoja të konsiderueshme shëndetësore”.

 

 

Burimi / PsychoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top