FB

September 15, 2021 | 8:30

Ta bësh ose mos ta bësh: Thyerja e kodit të motivimit

Pse i bëjmë gjërat? Çfarë na bind qw të përpiqemi për të arritur qëllimet, sado të rëndomta? Çfarë, për shembull, na shtyn të kërkojmë ushqim? Neurologjikisht, përgjigjja fshihet në sistemin shpërblyes të trurit – një mekanizëm evolucionar që kontrollon gatishmërinë tonë për të punuar ose për të marrë një risk si kosto tw arritjes së qëllimeve tona dhe gëzimit të shpërblimeve të perceptuara.

1

Te njerëzit që vuajnë nga depresioni, skizofrenia ose sëmundja e Parkinsonit, shpesh sistemi i shpërblimit të trurit është i dëmtuar, duke i çuar ata në një gjendje motivimi të zvogëluar për punë ose lodhje kronike.

Për të gjetur një mënyrë për të kapërcyer hendeqet dobësuese të sjelljes, neuroshkencëtarët po hetojnë “anatominë” e sistemit të shpërblimit dhe përcaktojnë se si ai vlerëson kompromisin kosto-përfitim ndërsa vendos nëse do të ndjekë një detyrë.

Kohët e fundit, Dr. Yukiko Hori nga Institutet Kombëtare për Shkencën dhe Teknologjinë Kuantike dhe Radiologjike, Japoni, së bashku me kolegët e saj kanë kryer një studim që i është përgjigjur disa prej pyetjeve më kritike mbi motivimin e përfitimeve dhe kostove të sistemeve të shpërblimit. Gjetjet e studimit të tyre janë botuar në PLOS Biology.

Duke diskutuar se çfarë i shtyn ata të ndërmarrin studimin, Dr. Hori shpjegon “përgjigjet mendore të tilla si ‘të ndihesh më i kushtueshëm dhe të jesh shumë dembel për të vepruar’, shpesh janë një problem te pacientët me çrregullime mendore të tilla si depresioni, dhe zgjidhja më mirë qëndron në kuptimin e asaj që shkakton përgjigje të tilla. Ne donim të shikonim më thellë mekanizmin e shqetësimeve motivuese në tru”.

Për ta bërë këtë, Dr. Hori dhe ekipi i saj u përqendruan te dopamina (DA), “neurotransmetuesi” ose molekula sinjalizuese që luan rolin qendror në nxitjen e motivimit dhe rregullimin e sjelljes bazuar në analizën kosto-përfitim. Efekti i DA në tru transmetohet përmes receptorëve DA, ose spirancave molekulare që lidhin molekulat DA dhe përhapin sinjalet përmes rrjetit neuronal të trurit.

Sidoqoftë, pasi këta receptorë kanë role të dallueshme në transmetimin e sinjalit DA, ishte e domosdoshme të vlerësoheshin ndikimet e tyre relative në sinjalizimin DA. Prandaj, duke përdorur majmunët makakë si modele, studiuesit synuan të deshifrojnë rolet e dy klasave të receptorëve DA – receptorit të ngjashëm me D1 (D1R) dhe receptorit të ngjashëm me D2 (D2R) – në zhvillimin e motivimit të bazuar në përfitime dhe kosto.

Dr. Takafumi Minamimoto, autori përkatës i studimit shpjegon, “Ne manipuluam sistematikisht D1R dhe D2R të këtyre majmunëve duke u injektuar me molekula të veçanta që lidhin receptorët që zbehën përgjigjet e tyre biologjike ndaj sinjalizimit DA. Me anë të imazhit të bazuar në tomografinë me emetim të trurit të kafshëve, u mat shkalla e lidhjeve ose bllokimeve të receptorëve”.

Pastaj, në kushte eksperimentale, ata u ofruan majmunëve mundësinë për të kryer detyra për të arritur shpërblime, dhe vunë re nëse majmunët pranonin ose refuzonin të kryenin detyrat, dhe sa shpejt iu përgjigjën sugjerimeve që lidheshin me këto detyrat.

2

Analiza e këtyre të dhënave zbuloi disa njohuri intriguese në mekanizmin neurobiologjik të procesit të vendimmarrjes. Studiuesit vunë re se vendimmarrja bazuar në përfitimin dhe koston e perceptuar kërkonte përfshirjen e D1R dhe D2R, në nxitjen e motivimit (procesi në të cilin madhësia e shpërblimeve frymëzoi majmunët për të kryer detyrat) dhe në rritjen e zbritjes së vonesës (tendenca për të preferuar shpërblime të menjëhershme, më të vogla mbi shpërblimet më të mëdha, por të vonuara).

Prof. Hori thekson se, “Rolet plotësuese të dy nëntipeve të receptorëve të dopaminës që zbuloi studimi ynë, në llogaritjen e kompromisit kosto-përfitim për të drejtuar veprimin do të na ndihmojë të deshifrojmë patofiziologjinë e çrregullimeve psikiatrike.” Studimi i tyre sjell shpresën për një të ardhme, kur duke manipuluar sistemin e shpërblimit të integruar dhe duke rritur nivelet e motivimit, jeta e shumë njerëzve mund të përmirësohet.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi neurosciencenews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top