Mirëqenie

August 27, 2020 | 8:13

Blerina Mërtiri: Ato që mbajnë gjallë të shkuarën janë kujtimet

 

Secili nga ne ka pasur ditë të bukura, ditë të ngarkuara, madje edhe ditë të këqija gjatë vitit. Kujtimet e bukura i zbutin këto trishtime.

Kur bëhet fjalë për pushime, të gjithë presin me padurim që të bëjnë gati valixhet dhe të nisen drejt destinacionit të menduar më parë drejt detit apo malit. Veç bagazhit, celularit të karikuar në maksimum, karikuesi me vete ose  aparati fotografik janë nga gjërat që nuk harrojmë t’i kemi më vete. Janë fotot ato që ne postojmë në rrjetet sociale, e që mbeten një kujtim për ne dhe për njerëzit tanë. Çdokush synon që të ruajë sa më shumë kujtime të bukura. Memorizimi i tyre kurrsesi nuk mund të lihet pas dore.

Pas verës janë fotot ato që na rikthejnë momente të kaltërsisë dhe bukurisë relaksuese, dhe na lënë pas kujtime të bukura. Shumë këshilla jepen se si të realizojmë foto sa më të bukura gjatë pushimeve, të cilat mund të jenë të rastësishme ose dhe kompozime artistike.

Vrap në bregdet në agim.

Foto në pritje të perëndimit.

Pasqyrimi i malit ose i detit në xhamat e syzeve.

Zhytur pak ose në sipërfaqe të ujit.

Foto në vende arkeologjike ose kulturore.

Foto pranë malit ose shkëmbinjve.

Secili ka zgjedhjen e vet në mbajtjen e tyre në celular, kompjuter apo dhe në album të printuar. Mbi të gjitha janë të bukura dhe rikthejnë qetësinë dhe buzëqeshjen në fytyrën tonë sa herë që i shohim.

img_1884

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top