FB

February 11, 2021 | 8:50

TEST / A ju pëlqen martesa?

Kur jetoni në një histori të bukur dashurie, vjen gjithmonë momenti kur pyesni veten nëse martesa mund të jetë e dobishme për të forcuar marrëdhënien, në funksion të së ardhmes që do të kaloni së bashku. Sot shumë çifte bashkëjetojnë dhe martesa është bërë pothuajse një gjë opsionale.

Me këtë test mund të reflektoni dhe të vlerësoni nëse, në rastin tuaj, duhet të bëni zgjedhjen e martesës tradicionale apo nëse ju leverdis më shumë të vazhdoni të jetoni pa detyrime dhe pa kontrata…

  1. Përcaktoni si është partneri juaj:

a. Një njeri me të cilin ndonjëherë ndodh të ndiheni mirë.

b. Miku juaj më i mirë.

c. Një njeri, që po ashtu si ju ka të njëjtat vlera dhe të njëjtat projekte.

  1. Çfarë ke ndjerë për nusen dhe dhëndrin në dasmën e fundit ku ke qenë e pranishme?

a. Shqetësim: si është e mundur që ishin kaq të sigurt për dashurinë e tyre dhe për gjithë vitet e ardhshëm?

b. Zili: do të doja të isha unë në vendin e tyre (me partnerin tim sigurisht).

c. Simpati dhe admirim: mund ta dalloja qartë forcën e dashurisë së tyre.

  1. Cili përcaktim i shkon më shumë për shtat partnerit tuaj:

a. Një njeri ku cilësitë e mira janë shumë më tepër se sa defektet.

b. Një njeri i përsosur, sikur ka lindur për të qenë i imi.

c. Një njeri, të cilit bëj mirë të mos i besoj verbërisht.

  1. Jepini një votë jetës suaj seksuale:

a. 10

b. 4

c. 8

  1. A ndiheni të sigurt nga këndvështrimi ekonomik dhe profesional?

a. Jo, por kemi projekte për t’u përmirësuar.

b. Po, shumë.

c. Jo, aspak të sigurt.

  1. Modeli familjar me të cilin keni jetuar:

a. Prindër të ndarë, familje e madhe.

b. Konfiktual, por i hapur dhe i gatshëm ndaj përballjes.

c. Familje e bashkuar, ku nuk kemi debatuar asnjëherë.

  1. Si do të reagonit në rastin e një shtatzënie?

a. Do ta pranonim me shumë kënaqësi.

b. Do të ishim të dy shumë të lumtur

c. Një nga ne të dy mund të hyjë në krizë

Më shumë përgjigje A

Ka ardhur momenti të thoni “po”

Kur dy persona si ju, kanë pritshmëri kaq konkrete mbi dashurinë dhe dini çfarë mund të prisni nga ky kushtëzim, si në gjërat e bukura, ashtu dhe në ato më pak të bukura, përgjigjja nuk mund të jetë përveçse pozitive. Jeni gati për martesë dhe keni mundësi të krijoni një çift të qëndrueshëm dhe një familje të lumtur. Një nga pikat e forta të marrëdhënies suaj është se arsyet për të cilat jeni bashkë, janë të shumëfishta, ndaj nëse qoftë edhe një nga aspektet që ju bashkojnë sot shkon në krizë, keni mundësi të mira për të pasur mjetet për të rigjeneruar bashkimin tuaj, duke kaluar mungesat me rregulla dhe mundësi të reja

Më shumë përgjigje B

Nuk është ky momenti

Për momentin, janë të shumta gjërat që ndikojnë kundër qëndrueshmërisë së martesës suaj, ndaj gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos bëni projekte shumë përkushtuese. Në fakt, është e mundur që, me martesën, pasiguritë e shumta që jetoni sot, mund të largohen si me magji… Si çift, dukeni se jeni ende pak të sigurt dhe pak të prirur që të ndryshoni mendimet dhe sjelljet tuaja, me qëllimin që të krijoni kushtet më të përshtatshme për një qëndrueshmëri të pranueshme martesore. Prandaj, para se të bëni ceremoninë martesore, është mirë të sqaroni me njëri-tjetrin, dhe sidomos me veten, se cilat janë projektet e jetës dhe cilën rrugë duhet të zgjidhni.

Më shumë përgjigje C

Martesa mund të presë

Marrëdhënia juaj për momentin duket me të vërtetë shumë e kënaqshme, por është pikërisht kjo tepri optimizmi dhe sigurie në vetvete, që ju bën të keni disa pikëpyetje. Nëse jeni ende shumë të rinj, nëse njiheni prej pak kohësh, më mirë të mendoheni edhe pak, sepse problemet e çifteve të martuara janë ndoshta më të shumta nga sa mund të imagjinoni tani. Të keni një këndvështrim shumë ideal mbi martesën, në fund mund të prodhojë tek ju një ndjenjë zhgënjimi dhe frustrimi. Në një çift dashuria është e nevojshme, por fatkeqësisht nuk është elementi i vetëm i domosdoshëm për të krijuar një alkimi të mirë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top