Teste

November 19, 2018 | 15:04

TEST / A luani me fëmijët?

Ky test do t’ju ndihmojë të zbuloni nëse dini të luani në mënyrën e duhur më fëmijën, duke favorizuar zhvillimin e kreativitetit të tij dhe pavarësinë, apo nëse keni tendencën ta lini pas dore këtë aspekt të jetës së tij, duke i dhënë pak rëndësi…

  1. Lodra e parë e fëmijës suaj:

a.E ke blerë që kur ishe shtatzënë

b.Ishte dhuratë për lindjen e tij

c.Nuk e mban mend se kush e ka sjellë

  1. Ke filluar t’i këndosh këngë:

a.Që në ditët e para të jetës

b.Pasi u bë 5 muajsh

c.Rreth moshës 1 vjeç

  1. Kur i ndërroje pelenat:

a.E lije këmbëzbuluar për ta përkëdhelur,duke luajtur me të dhe duke e puthur

b.Përpiqeshe të shpejtoje sa më shumë këtë veprim që të mos ftohej

c.Përqendroheshe sidomos për ta pastruar sa më mirë

  1. A ulesh me fëmijën për të shfletuar një libër me vizatime?

a.Pothuajse çdo ditë

b.Rreth një herë në javë

c.Asnjëherë: atij nuk i pëlqen të shfletojë libra

  1. Ndërkohë që luan me fëmijën, të vjen në mendje:

a.Kur luaje ti me nënën tënde

b.Që ke një tufë me gjëra të tjera për të bërë

c.Që duhet të organizohesh për të ftuar më shpesh fëmijë të tjerë

  1. Luan syllambyllazi me fëmijën?

a.Gjithmonë

b.Ndonjëherë

c.Asnjëherë

  1. Fëmija juaj po bën sikur po pi kafe nga një filxhan i padukshëm. Çfarë bën?

a.Argëtohem shumë, ulem pranë dhe i them të më japë dhe mua pak

b.E zhytur në mendime të tjera e pyet thatë nëse i pëlqen kafja apo jo

c.E pyet se mos ndoshta do të pijë një gotë qumësht të vërtetë

  1. Është gusht. Fëmija të kërkon që të veshë rrobat e Karnavaleve:

a.Ia bën qejfin

b.Shpreson që të kujtohesh se ku e ke vendosur

c.I shpjegon se kostumi i Karnevaleve quhet kështu sepse përdoret vetëm për Karnavale

  1. Ndonjëherë të kap tundimi që të shfrytëzosh momentet e lojës që ai të mësojë të lexojë apo të shkruajë para se të fillojë klasën e parë:

a.Absolutisht jo

b.Ndonjëherë e ke menduar këtë mundësi

c.Po, shpesh ke menduar se mund të jetë një gjë e mirë

  1. Kur vendos ta nxjerrësh jashtë për shëtitje, kërkon gjithmonë:

a.Ta shoqërosh në një park, ku mund të kërcejë, të luajë e të hipë në një lisharëse

b.Ta shoqërosh në një vend që është afër një supermarketi, në mënyrë që ti të bësh pazarin

c.Ta shoqërosh në një vend ku ka edhe shumë fëmijë të tjerë

  1. Gjatë udhëtimeve të gjata në makinë:

a.Këndoni shpesh bashkë me fëmijën

b.Herë pas here i lexon një përrallë

c.Bën çdo gjë të mundur që ta zërë gjumi

  1. Kur ai vizaton, të pëlqen më shumë:

a.Të ulesh pranë tij të vizatosh edhe ti me të

b.Ta vëzhgosh për të parë përparimin e tij për sa i përket kreativitetit

c.Të presësh deri sa të mbarojë “kryeveprën” e tij që më pas ta varësh në mur

  1. Për t’i dhënë fëmijës mundësinë të lëvizë nëpër shtëpi:

a.E lejon që të kërcejë, rrotullohet, të kacavirret e madje edhe të vrapojë në çdo vend të shtëpisë

b.Ke sistemuar një hapësirë në dhomën e tij, në të cilën mund të lëvizë lirshëm

c.Ke bindjen se fëmija duhet të lëvizë kur është në ajër të pastër, jo në ambientet e shtëpisë

  1. Papritmas fëmija filloj të shkarravisë muret e shtëpisë. Çfarë të vjen në mendje?

a.Se nuk i ke dhënë fletët e bardha ku të vizatojë lirshëm

b.Në fund të fundit, e kishit në program që të lyenit shtëpinë

c.Që duhet të gjesh një mënyrë që të mos bëjë më budallallëqe të tilla

  1. Kur fëmija luan i vetëm duke sajuar një histori sipas mendjes së tij:

a.I qëndron afër dhe pret që të të japë një rol në historinë që po përpunon

b.Gëzohesh dhe mendon se ka shumë fantazi

c.Të lindin dyshimet dhe mendon se është një fëmijë shumë i vetmuar

 

Më shumë A | Luani shumë me fëmijën

E di shumë mirë se sa e rëndësishme është loja përgjatë të gjitha fazave të rritjes dhe për këtë arsye mundohesh në të gjitha mënyrat që t’i japësh fëmijës mundësinë të dedikohet sa më shumë në gjërat që i pëlqejnë më shumë dhe e argëtojnë. Por jo vetëm: loja me fëmijën të shpërblen shumë dhe të lejon, të paktën për disa çaste, të ripërjetoni ndjenjat e fëmijërisë. Fëmija ndjen në mënyrë të pagabueshme se ti nuk luan me të vetëm për t’i bërë qejfin apo se je e detyruar, por sepse të pëlqen ta bësh këtë gjë.

Në fakt, prej kohësh ke kuptuar se të luash me fëmijën, jo vetëm ju dhuron të dyve momente të gëzueshme, por të jep një nga mundësitë më të mira për të vlerësuar të gjithë përparimin që ai bën, si dhe për të kuptuar edhe një herë se sa i dashur, kreativ dhe inteligjent ai është. Ndërkohë që luan me të bën në mënyrë instinktive sjellje më të mira: e bën që ai të kuptojë pjesëmarrjen tënde, pa u treguar e bezdisshme, dhe di edhe se si të stimulojë kureshtjen dhe dëshirën e tij për të fituar ditë pas dite gjëra të reja. Me pak fjalë, je një nënë model.

Më shumë B | Mundoheni të argëtoheni mjaftueshëm

Nuk të interesojnë asfare mendimet e njerëzve. E shumta, mendimet Nga këndvështrimi teorik, di padyshim gjithçka mbi lojën dhe rëndësinë që ka në zhvillimin e fëmijës. Por ke një armik që të pengon që t’i dedikohesh me më shumë përkushtim fëmijës: koha. Punët e shumta me shumë gjasa të pengojnë të luash me të me mendje të qetë, duke u përqendruar vetëm në gjërat që po bëni e me objektivin e vetëm që të argëtoheni të dy. Në të vërtetë, kur ju paraqitet rasti të luani së bashku, nuk është se ndihesh e entuziazmuar.

Një pjesë e jotja sugjeron se do të ishte më mirë të merreshe me diçka tjetër, ndoshta më shumë produktive: duke pasur gjithmonë minutat e numëruara, mendon se do të ishte më mirë që t’i bëje një banjë në vend që ta ndihmosh të ndërtojë një kështjellë me kube. Vetëm mepushime ia del që të heqësh prizën dhe të luash me të pa ankth, duke shijuar çdo minutë. Mundohu ta bësh këtë gjë edhe në periudhën kur je në punë: do t’i bëjë mirë si fëmijës ashtu edhe ty.

Më shumë C | Nuk i kushtoni vëmendje fëmijës

Për ty loja është një aktivitet vetëm për fëmijët. Është e ndaluar mbi moshën 12 vjeç. Je kaq e bindur për këtë gjë sa e konsideron të kotë të kalosh kohë duke luajtur me fëmijën. Në fakt, ke të ngulitur në mendje bindjen se fëmija duhet të mendojë vetë për sa i përket argëtimit dhe që mamit i takon vetëm detyra për t’u përkujdesur për të në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëse është e vërtetë se të luash është një instinkt që çdo fëmijë mund ta bëjë dhe të argëtohet pa ndihmën e të mëdhenjve, është po aq e vërtetë se kur mami vihet në dispozicion për të lexuar një përrallë, për të ndërtuar një kështjellë, apo për të vendosur pelushët në rregull, fëmija mund të nxjerrë avantazhin maksimal nga ai moment rikrijues. Loja ndihmon për të forcuar lidhjen e dashurisë me prindërit, përveç se përfaqëson një stërvitje të shkëlqyer për sferën psikoemotive. Ndaj mund të jetë e udhës që të ndryshosh këndvështrim: mundohu të luash me fëmijën, largohu nga ndjesitë që do të kesh duke e vëzhguar dhe duke ndërvepruar me të. Do të kuptosh pa asnjë dyshim se sa e rëndësishme është të mos e lësh pas dore këtë aspekt.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top