FB

June 22, 2022 | 9:01

Test / Çfarë karakteri jeni?

Ky test argëtues do t’ju ndihmojë të përshkruani karakteristikat e spikatura të personalitetit tuaj, duke zbuluar disa anë të fshehura, duke e krahasuar atë me një nga tre kafshët e mëposhtme, të shoqëruara me një profil të mirëpërcaktuar: Tigër, Qengj ose Shqiponjë. Zgjedhja e këtyre 3 kafshëve nuk është e rastësishme, sepse ndan karakteristikat e njerëzve në një mënyrë mbase gjenerike, por efektive. Pasi të keni përfunduar testin, do t’ju tregohet në detaje rezultati i marrë dhe do të përshkruhet një portret i përgjithshëm i karakterit tuaj.

Nëse një ditë do të zgjoheshe me krahë, çfarë do të bëje

a) Do fluturoje

b) Do të mendoheshe… çfarë peshe!

c) E mrekullueshme

Ju intereson dikush dhe dëshironi ta takoni:

a) Prezantohesh

b) E sheh me vëmendje

c) E lë për një moment tjetër

Ju jepen përgjegjësi të reja në punë

a) Ndihesh krenar

b) Shqetësohesh

c) E prisnit

A mendoni se loja është ..

a) Një moment rekreacioni

b) Një moment konkurrimi

c) Kryesisht fëmijërore

Për ju të ushqyerit është …

a) Domosdoshmëri

b) Sakrificë

c) Takim i zakonshëm

Cilin nga këto pozicione preferoni?

a) I gjatë

b) I ulët

c) I shtrirë

Hyni në një dhomë të mbushur me njerëz …

a) Fikson të pranishmit

b) Ul sytë, gati si i zënë ngushtë

c) Buzëqesh

Mendoni se miqësia është mbi të gjitha …

a) Bashkëpunim

b) Mbështetje

c) Një mundësi

Çfarë është për ty dashuria?

a) Fluturim

b) Aftësi

c) Mbrojtje

Sytë tuaj zakonisht …

a) Pyesin

b) Shqyrtojnë me kujdes

c) Mendojnë

Më shumë A | SHQIPONJË

Karakteri yt ju identifikon me shqiponjën. Di të shohësh si me sytë po ashtu dhe me mendjen tuaj. Prireni të jeni të vetmuar dhe të mprehtë, kështu do të kuptoni thelbin e problemeve, por ndonjëherë duhet të ndaheni prej tyre, veçanërisht kur është e nevojshme. Je shumë i kërkuar, jep gatishmërinë tënde, por të moderuar. Merr këdo të pëlqen të fluturojë me ty, duke u dhënë atyre tronditjen e marramendjes. Megjithatë, bëni kujdes: nga lart gjithçka është më e qartë, por edhe më e vogël. Ndonjëherë, ndoshta, përpiquni edhe të afroheni.

Më shumë B | TIGËR

Karakteri yt ju identifikon me tigrin. Jeni një person i fortë, krenar dhe gjithashtu i zhytur aq shumë në mendime sa ka shumë pak njerëz që ju trembin apo ju frikësojnë. Dini si ta përballoni jetën me impuls por edhe me durim. Shpirti juaj prej udhëheqësi shpesh ju izolon nga grupi, edhe nëse keni miqësi të pathyeshme dhe një ndjenjë të fortë krenarie. Bujar dhe i përqendruar tek vetja, ju bëni konkurrencën e ndershme në stilin tuaj të jetës, edhe nëse nuk u shmangeni pushimeve dhe miqësive inteligjente. Ndoshta keni të metën e vetme, atë të të qenit i paqëndrueshëm, kështu që ndryshoni mendim shumë lehtë.

Më shumë C | QINGJ

Karakteri yt ju identifikon me qingjin. Jeni një person i ndjeshëm, i vëmendshëm dhe i gatshëm ndaj të tjerëve, delikatesa ju bën të sakrifikoni shumë mundësi. Nuk do të jeni kurrë nxitës i parë për të përfituar diçka, por kjo nuk ju shqetëson. Me poezinë tënde, do të jesh në gjendje të krijosh atmosferën magjike: për ata që të qëndrojnë pranë, je imazhi i gjallë i ishullit në të cilin mund të gjeni relaksimin dhe të rizbuloni vlerat antike. Forca juaj e vërtetë është qetësia, duhet thjesht të përpiqesh ta duash pak më shumë veten, sepse, në fund të fundit, askush si ti nuk di të njohë shijet dhe kënaqësitë autentike të jetës.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 168

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top