Teste

August 27, 2020 | 8:12

TEST / Gati të riktheheni në shkollë?

Viti shkollor po fillon, rrugëtimi do të jetë edhe një herë i gjatë dhe i mundimshëm, por pa dyshim plot me emocione. Rikthimi në përditshmërinë, mund të jetë shkak ankthi dhe stresi, për të rritur e fëmijë, dhe në veçanti shkolla, që për shumë përfaqëson boshtin e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre, është një vend ku fshihen pritshmëri të mëdha, por edhe ankth dhe frikë. Po ju, a jeni gati që t’i riktheheni bangave të shkollës? Bëni testin tonë për të kuptuar mbi ndjenjat që ju përfshijnë…

  1. Kaluat pushime të bukura?

a. Po, kalova shkëlqyeshëm me pushime.

b. Jo edhe aq.

  1. Si ndiheni që do të mktheheni sërish në shkollë?

a. Shkëlqyeshëm, mezi po pres.

b. Nervoze, nuk jam gati.

  1. Të ka marrë malli për shokët e klasës?

a. Po

b. Jo

  1. Ka ndonjë gjë në shkollë që ju bën për të qeshur?

a. Po, shumë gjëra.

b. Ndonjë episod i vogël.

  1. Kur jeni të oborr të shkollës, a prisni me durim në rresht?

a. Po

b. Jo

  1. Ndiheni të mërzitur kur mendoni se një ditë shkolla do të mbarojë dhe duhet t’ia dilni jetës mbanë? Që nuk do të jeni ai fëmija, që do të jeni seriozë? Si ju bën të ndiheni ky fakt?

a. Shumë keq. Më vjen të qaj.

b. Ndonjëherë.

  1. E doni shkollën tuaj?

a. Po

b. Jo

  1. Shkoni në ndonjë kurs jashtëshkollor?

a. Po

b. Jo

  1. Zgjidhni një fjalë që përshkruan shkollën tuaj.

a. Argëtuese

b. E mërzitshme

Më shumë A

Gati për të shkuar në shkollë

Pushimet verore i keni kaluar shkëlqyeshëm. Ju ka marrë malli për shokët e klasës dhe mësueset. Për ju shkolla është e bukur dhe gjithmonë do të jetë, por ka diçka që e shtyn njerëzit të mos e kenë me qejf shkollën. Ju nuk bëni pjesë në këtë kategori, pasi ju pëlqen shkolla dhe jeni gati për t’u ulur sërish, edhe këtë vit në bangën tuaj, me shokun apo shoqen e zemrës.

Më shumë B

Nuk jeni gati për të shkuar në shkollë

Nuk jeni fare gati për t’u kthyer në shkollë. Të gjitha gjërat ju trembin! Nuk ju ka marrë malli për asgjë që ka lidhje me shkollën. Doni vetëm të shkoni me pushime dhe mendoni se pushimet që kaluat nuk ishin të mjaftueshme dhe kjo gjë nuk ju bën fare të kënaqur. Jeni të trembur nga detyrat, problemat, etj. Mos u shqetësoni. Mos lejoni që shkolla t’ju trembë dhe pushoni gjatë studimit dhe detyrave.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top