FB

December 8, 2021 | 8:50

TEST / Si i përjetoni festat e fundvitit?

 

Jemi në prag të festave. Shumica e njerëzve e presin me padurim fundin e vitit, por ka dhe nga ata që këto festa i gjejnë të trishtuar, për shkak të ngarkesës së madhe emotive që kemi përjetuar këtë vit. Pandemia ka ndikuar jo pak, pasiguria na ka përfshirë të gjithëve, ama festat e fundvitit duket sikur sjellin pak shpërqendrim si dhe shpresë ndaj kësaj situate. Po ju, si i prisni festat e fundvitit? Bëni testin tonë dhe mos harroni se qëllimi i tij është që të argëtoheni…

  1. Je një nga ata njerëz që për festat e fundvitit:

a. U dërgon kartolina, letra urimi gjithë të njohurve, edhe atyre që nuk i ke takuar prej shumë kohësh.

b. E ndjen atmosferën e festave kudo, nëpër rrugë dhe dyqane.

c. Mezi pret që të hapësh dhuratat!

d. Mendon: çfarë mërzie! Duhet të takoj gjithë fisin, kur do ishte më mirë të qëndroja shtrirë në divan, para televizorit.

  1. Festat janë:

a. Një rast për të qëndruar me njerëzit.

b. Periudha ku merrni shumë dhurata.

c. Një ngjarje që ndodh çdo vit.

d. Një stres i paparë.

  1. Kur mungojnë vetëm pak ditë nga festat…

a. Ke blerë një pjesë të mirë të dhuratave dhe ke dhe shumë pak për të blerë.

b. Je siguruar me kohë që dhuratat më të mëdha dhe më të shumta janë për ty.

c. Ka akoma kohë, s’jemi ende në vigjilje të festave!

d. Të mungon dëshira për të blerë dhurata.

  1. Darka me të afërmit është:

a. Një festë e madhe dhe e gëzueshme: sa keq që festoj vetëm një herë në vit!

b. Një traditë.

c. Një realitet i lodhshëm, por që mbaron me dhuratat e të afërmve.

d. Një mërzi e pafundme.

  1. Për drekën e Krishtlindjes:

a. Organizon, krijon… me pak fjalë shfrenon të gjithë fantazinë e kreativitetin.

b. Zakonisht je ende në kërkim të dhuratave që duhet të blesh.

c. Zgjedh punën më të lehtë dhe e bën sa më ngadalë, në mënyrë që askush të mos kërkojë ndihmën tënde.

d. Nisesh për drekë, por nuk nxiton, në mënyrë që t’i gjesh gjërat gati

  1. Në Krishtlindje nuk mund të mungojë:

a. Pema me dhuratat.

b. Zbukurimet për festa, pema, dritat…

c. Ëmbëlsirat e shijshme.

d. Nuk ka ndonjë rëndësi.

  1. Për ty dhuratat janë:

a. Pjesa më e bukur e festave.

b. Një mundësi për të bërë më shumë dhurata se sa për të marrë.

c. Një sforcim i madh për fantazinë tënde.

d. Një kosto e lartë financiare.

  1. Festat nuk janë të tilla nëse:

a. Nuk festoni me të afërmit dhe miqtë, shtruar në një tryezë të gjithë së bashku.

b. Nuk ka dhurata.

c. Nuk ka dëborë.

d. Nuk pushon e fle gjumë deri vonë.

  1. Dhurata më e bukur:

a. Urimet e një miku që keni kohë pa e dëgjuar apo takuar.

b. Ajo e një miku, të cilit kam harruar t’i blej një dhuratë.

c. Diçka shumë teknologjike.

d. Krevati, pas një ditë të kaluar me aq shumë familjarë!

  1. Kur mbarojnë festat ndihesh:

a. E lumtur.

b. Plot energji.

c. Normale.

d. E shkatërruar.

MË SHUMË PËRGJIGJE A | Periudha e fundvitit për ju është një festë e mrekullueshme, rasti ideal për të organizuar mijëra gjëra, për t’u takuar me njerëz që keni kohë pa i parë, për të bërë të gjitha ato “çmenduri” që gjatë vitit janë më të vështira për t’u bërë. Ju kaplon gëzimi e hareja e festës, duke përfshirë edhe të gjithë ata që janë pranë jush.

MË SHUMË PËRGJIGJE B | Festat për ty janë momenti për të hapur pakot e dhuratave dhe për të festuar. Ju dini të shpërqendroheni mirë nga vështirësitë e jetës dhe festat nuk janë aspak problem për ty. Nëse diçka nuk ju pëlqen, dini ta evitoni dhe për pjesën tjetër jeni të lumtur se mund të argëtoheni.

MË SHUMË PËRGJIGJE C | Për ty festat nuk janë moment bashkëndarjeje, por brenda jush e dini se mund të jetë një festë e bukur, sidomos nëse limitoni ose evitoni gjërat e paparashikuara që ju japin bezdi. Më pak fjalë, keni gjetur mënyrë për t’u ngushëlluar nga lodhja që çdo vit vjen bashkë me këto festa.

MË SHUMË PËRGJIGJE D | Festat në përgjithësi, dhe në veçanti Krishtlindjet, nuk janë ëndrra juaj në sirtar. I përjeton si një peshë, diçka nga e cila nuk mund të largohesh dot. Në fakt, bëni mëkat! Por ndoshta, është vetëm një paragjykim i juaji, ose ndoshta keni frikë të argëtoheni shumë…

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top