FB

February 11, 2021 | 8:02

T’i njohim dhe pranojmë dhimbjet negative, në të kundërt do të vuajmë shumë më tepër në jetë

Brenda nesh kemi një nënshtresë të madhe dhimbjeje. Brenda nesh grumbullohet e gjithë dhimbja për përvojat negative që kalojmë në jetë, që kur ishim fëmijë. Dhe kjo dhimbje është si një sfond i bezdisshëm brenda nesh, është diçka që nuk e shohim me mendje dhe për këtë arsye nuk e dimë nëse e kemi, por e perceptojmë sepse ndihemi në siklet, të shqetësuar, të padurimtë, reagime të cilat më pas ia atribuojmë ndryshimit të stinës, lagështisë së tepërt dhe gjërave të ngjashme si këto.

1

Në fakt, është e gjitha dhimbja që është grumbulluar prej vitesh dhe që askush nuk na ka thënë kurrë se si ta shkarkojmë. Dhe kur ky akumulim rritet, shfaqet me migrenë, gastrit, dhimbje shpine, hernie, etj. Kjo situatë manifestohet në fizik pikërisht sepse ka arritur ngopjen.

Shoqëria dhe kultura jonë na tregojnë se nëse kemi një çati, një punë, një makinë, atëherë nuk duhet të ankohemi. Ky lloj edukimi nuk merr parasysh të keqen që bën dhimbja e akumuluar brenda dhe nuk pranon plotësisht dhimbjen emocionale, afektive, psikologjike. Na lejon të ndihemi keq vetëm për problemet ekonomike ose familjare, ose rreptësisht sentimentale dhe kaq. Por jeta na dhemb shumë më tepër sesa ajo që përcaktohet nga arritjet.

Dhe duke filluar që kur kemi qenë fëmijë, mungesa e njohjes, e respektit, konsideratës dhe madje e dashurisë, sepse asnjë prind nuk di të japë dashuri të pakushtëzuar, të gjitha këto mangësi krijojnë tek ne dhimbje dhe vuajtje të mëdha.

Nuk mund t’i njohim dhe, brenda nesh ato grumbullohen derisa të shpërthejnë. Atëherë duhet të rishikojmë konceptin e asaj që dhemb sepse makina jonë biologjike vuan shumë më tepër sesa lejohet shoqërisht.

Duhet ta lejojmë veten të nxjerrim dhimbjen tonë pa u ndier i mangët, i dobët apo përbuzës.

Duhet të pranojmë atë që ndiejmë pikërisht sepse është ajo që ndiejmë, është pjesë e jona dhe është absurde ta refuzojmë, ta hedhim poshtë.

Nevoja për t’u ndjerë të dashur është një nevojë parësore dhe ka shumë nuanca dhe dhimbjet më të mëdha vijnë prej andej, nga fakti që nuk jemi dashur disi më shumë sesa nga mangësitë e tjera konkrete.

Atëherë duhet të njohim të gjithë dhimbjen që kemi brenda dhe duhet ta nxjerrim jashtë, t’i japim krahë dhe ta bëjmë të fluturojë: dhimbja, në fakt, thjesht dëshiron të shihet nga ne dhe pastaj ajo do të largohet për të na lënë të lirë.

Por për sa kohë që e mohojmë, brenda nesh do të mbetet një peshë që do të na ndalojë të jemi të qetë dhe të jetojmë të lirë për të qenë vetvetja, sepse mohimi i dhimbjes është mohimi ynë.

Kështu që fillojmë të pyesim veten: çfarë më lëndoi? Çfarë më dhemb akoma? Le të hapim kapakun, ta heqim dhe ta nxjerrim jashtë të keqen, jo vetëm do të ndihemi më mirë, por jeta jonë do të marrë një kthesë tjetër.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – Dr. Lucia Goldoni psikoterapeute

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top