FB

July 11, 2022 | 9:20

Trupi i mashkullit “prodhon” farën e jetës!

Është pikërisht kjo veti që e bën të bukur dhe me vlerë të qenit mashkull. Kjo karakteristikë që është e lidhur madje edhe me identitetin mashkullor, kërkon një edukim tejet të përgjegjshëm dhe etikë. Në një kulturë maskiliste, ku mashkulli e di veten superior në raport me femrën, madje e di femrën një “gjë” në funksion të tij, zhvillohet pamundësia që ai të mos zbulojë dhe të mos njohë vetinë e tij, atë që vetëm trupi i tij e prodhon që është “fara e jetës”.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Është pikërisht konceptimi i mangët dhe kompleksiv që lidhet me pushtetin mbi tjetrin i cili gjymton mundësitë e pranimit dhe vlerësimit të vetes. Mosnjohja e vetive dhe vlerave, bën që në marrëdhëniet intime, mashkulli mbetet sipërfaqësor, banal dhe i pavetëdijshëm për atë çka trupi i tij prodhon. Në jetën e tij ai ndërton lidhje thjeshtë për tu çliruar nga “fara e jetës”. Për të shmangur këtë pavetëdije dhe këtë edukim të keq, duhet filluar që herët që në femijëri duke i treguar fëmijës ngadalë dhe me kujdes, pse është e bukur të jesh djalë dhe pse është e bukur të jesh vajzë. Por sidomos në adoleshencë, të rriturit pranë tij (adoleshentit) duhet të jenë shumë të kujdeshëm në përzgjedhjen e fjalëve, kur flasin për intimitetin, për farën e jetës dhe për proceset fiziologjike. Të rriturit duhet ta ndihmojnë adoleshentin që të arrijë të jetë i vetëdijshëm për trupin e tij, sidomos për zonën genitale, e cila është e njëjtë si për proceset fiziollogjike po ashtu edhe për intimitetin seksual. Të rriturit duhet të shmangin dualizmin që i karakterizon, që adoleshentit i citojnë rregulla dhe po në prezencë të tij, kur flasin me njëri tjetrin harrojnë të përzgjedhin fjalët. Ky lloj degradimi i të rriturit në sytë e adoleshentit, për ligjet e jetës dhe respektin e njeriut për njeriun, e lë adoleshentin pa sistem vlerash dhe pa model. Lira Gjika

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top