FB

April 23, 2026 | 16:00

Ushqim për të menduar!

 

Ishte një pasdite kur lodhja më kishte pushtuar dhe mendimi për t’u kthyer në shtëpi më dukej shpëtim. Isha në mensën e spitalit, përballë tij, i brishtë në pamje, por i qetë në shpirt.

alda-bircaj-okokok“Shiko përreth,” më tha me zë të ulët. “Të gjithë vrapojnë për të kapur diçka. Edhe unë vrapoja dikur…, sikur zhurma të mund ta mashtronte kohën.”

E pyeta nëse kishte frikë. “Frika është për ata që ndiejnë se kanë lënë gjëra pa jetuar,” u përgjigj. “Kur lëshohesh, kupton se gjithçka është ky çast.”

Në atë moment nisi të dëgjohej kënga “Kur festa mbaron”. Ai buzëqeshi lehtë:

“Festa mbaron për të gjithë. E rëndësishme është: a e jetove, apo vetëm prite radhën?”

Atë ditë kuptova: nuk na dhemb ajo që kemi jetuar, por ajo që nuk guxuam të jetojmë.

Që atëherë, një pyetje më ndjek si busull: Kur festa të mbarojë…, a do të kem jetuar vërtet?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top