FB

February 19, 2021 | 9:10

Vaj kokosi, ja se si ta përdorni për të përmirësuar shëndetin tuaj

Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të shëndetshëm në planet, kanë pohuar dietologët, kjo për shkak të të gjitha përfitimeve që i sjell shëndetit. Është një ‘superushqim’ që mund të ulë presionin tuaj të gjakut, të mbrojë trurin tuaj dhe gjithashtu ndihmon për t’ju mbajtur të hidratuar.

Vaji është bërë nga pjesa e bardhë në pjesën e brendshme të kokosit. Ekzistojnë dy lloje kryesore të vajit të kokosit; vaj kokosi i virgjër dhe vaj kokosi i rafinuar. Në temperaturën e dhomës, vaji juaj i kokosit do të duket si një pastë e bardhë e lëkundshme, pothuajse si një lloj kremi i çuditshëm. Por sapo të nxehet, ai do të kthehet në llojin më të zakonshëm të vajit me të cilin të gjithë jemi njohur. Duke parë që vaji i kokosit ndryshon vetitë e tij fizike kur nxehet, mund të jetë e vështirë të dini se si ta përdorni atë.

Ekzistojnë tre mënyra kryesore për të përdorur vajin e kokosit, sipas nutricionistit Dr. Josh Axe.

Gjithmonë duhet të zgjidhni vaj kokosi ekstra të virgjër, tha ai, pasi ofron përfitimet më të mëdha. Vaji i rafinuar i kokosit nuk është aq i dobishëm dhe humbet disa nga elementët kryesorë të ushqimit. Vaji i kokosit mund të përdoret për gatim dhe pjekje dhe mund të shtohet në smoothie, shkroi Dr. Axe në faqen e tij të internetit.

“Shtimi i vajit të kokosit në ushqimin ose smoothie ndihmon për të rritur shpejt energjinë dhe tretet më lehtë sesa llojet e tjera të vajrave”.

Ju mund të provoni të përdorni vaj kokosi për të kremuar perimet ose mishin tuaj, ose edhe ta përdorni atë si një zëvendësues për qumështin në kafenë tuaj. Nëse jeni duke përdorur vaj kokosi për përfitimet e tij në lëkurë dhe flokë, zgjidhja më e mirë është që ta aplikoni atë drejtpërdrejt.

“Ju thjesht mund ta aplikoni atë direkt në lëkurën tuaj. Fërkimi i tij në lëkurën tuaj menjëherë pasi të bëni dush është veçanërisht i dobishëm. Vaji i kokosit funksionon si një krem hidratues i shkëlqyeshëm dhe ka veti antimikrobike që do të rrisin shëndetin e lëkurës dhe flokëve.”

Mund të përdoret për të mbrojtur nga plakja e parakohshme, dhe për të trajtuar zbokthin ose flokët e ngatërruar. Gjithashtu ju mund ta përdorni vajin e kokosit edhe për të përgatitur ilaçe natyrale, pasi ai është një përbërës i shkëlqyeshëm për ilaçet antimikrobike dhe antibakteriale, tha nutricionisti.

Ju mund të përdorni vaj kokosi për të bërë një balsam buzësh, pastë dhëmbësh, deodorant, krem rroje, dhe madje edhe vaj masazhesh. Madje disa njerëz janë përpjekur ta përdorin atë si një gargarë. Thjesht hidhni një lugë gjelle vaj kokosi në gojën tuaj dhe mbajeni për 15 minuta apo më shumë. Është pohuar se kjo mënyrë përdorimi heq pllakat dhe bakteret, ndërsa freskon edhe frymën tuaj.

 

 

Burimi / https://www.express.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top