FB

October 4, 2022 | 9:15

Vetëkontrolli emocional, ndikimi i botës së jashtme në kënaqësi apo pakënaqësi

“Aty ku një person ndjen tension ose ndjeshmëri në trupin e tij mund të mos jetë i njëjtë edhe për tjetrin”.

 

Vetëkontrolli emocional është aftësia socio-emocionale ndërpersonale që kërkon njohjen e vetvetes, kontrollimin e emocioneve tona në çdo situatë. Ndjenjat tregojnë gjendjen e brendshme të njeriut që shkaktohet nga ndikimi i botës së jashtme, të cilat mund të na sjellin kënaqësi apo pakënaqësi. Një person me vetëkontroll emocional nuk ndikon që gjendja e tij emocionale qoftë ajo pozitive apo negative të përcaktojë sjelljen e tij, por në mënyrë racionale.

doruntina

Nga Doruntina Grulaj, psikologe

Aftësia socio-emocionale që ne e zhvillojmë, vjen si rezultat i përballjes së vetes me përvojën që kemi në raport me njerëzit e tjerë, ne lejojmë të jemi të komunikueshëm me shprehje ndjenja dhe emocione duke qenë ndërveprues deri në limite të caktuara të raportit njerëzor në të cilin ndodhemi, duhet të kemi gjithmonë parasysh aty ku një person ndjen tension ose ndjeshmëri në trupin e tij mund të mos jetë i njëjtë  edhe për tjetrin. Andaj, në këtë pjesë duhet të jemi shumë vigjilent, njëkohësisht empatik, të respektueshëm, të mirëkuptueshëm, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë por, në asnjë mënyrë të mos lejojmë veten që t’i nënshtrohemi ndjenjës së tjetrit.

k

Emocionet luajnë një rol kyç dhe tejet të rëndësishëm në jetën e njeriut. Ato rregullojnë aftësinë për të kontrolluar mënyrën se si i përjetojmë dhe shprehim ndjenjat tona. Reagimet tona emocionale flasin shumë për gjendjen në të cilën ndodhemi, në një mënyrë apo tjetër ato tregojnë edhe sjelljen tonë. Prandaj, duhet të kemi kontrollin emocional se kur duhet të shfaqim emocionet, ndjenjat e kur duhet shtypur apo frenuar ato.

Të gjithë kemi nevojë të qeshim, të qajmë, të bërtasim, gjithmonë duke u munduar pa rënduar sistemin tonë imunitar. Vazhdimisht njeriu gjatë jetës përballet me situata nga më të ndryshmet, ndonjëherë të papritura, krejtësisht të pazakonta. Janë pikërisht po ato sfida të cilat edhe na rrisin apo na ndihmojnë se si të reagojmë me ndjenja, emocione dhe intelekt. Inteligjenca pa emocione nuk ka vlerë. Nëse emocionet dështojnë inteligjenca humbet.

Derisa bota po shkon drejt ndryshimit të jetesës, një pjesë e njerëzve nuk arrijnë të menaxhojnë mendjen, emocionet, e as ndjenjat e tyre. Shpesh na rastis të takojmë njerëz të cilët janë shumë të ndërlikuar me situata, dhe shprehen se gjithçka shohin si komplikim në jetë, nuk janë në gjendje të shprehin gjendjen e tyre emocionale në të cilën ndodhen, as për ndjenjat nëpër të cilat kalojnë. Duhet të jemi empatik, t’u japim shumë mbështetje, kurajo atyre, që ata të ndihen të fortë para krizave, emocioneve dhe ndjenjave nëpër të cilat kalojnë, t’u themi se emocionet dhe ndjenjat ndryshojnë ashtu sikur ditët që kalojnë e u duken të njëjta. Brenda tyre ka gjithmonë një ngacmim pozitiv apo negativ, e që duhet parë me racionalitet çdo gjendje tonën emocionale, fizike, shpirtërore.

ki

Ka shumë faktorë që na çojnë kah shkatërrimit të emocioneve, ndjenjave, shpirtit dhe ndjenjës së të qenit human. Kështu me një fjalë mund të themi se egoizmi, dhuna po rriten tek njerëzit. Ata po shkojnë të bëhen çdo ditë e më shumë materialistë, më pak altruist dhe shumë më të varfër në shpirt, u mungon ndjenja e empatisë nuk e kontrollojnë veten as nuk arrijnë të këshillojnë tjetrin kur ka nevojë për ndihmë. Krizat në të gjitha aspektet jetësore bëjnë që njerëzit sidomos gjeneratat e reja të mos arrijnë të kuptojnë ndjenjën e zemërimit apo frikës, as të epshit apo gëzimit dhe nga shprehja e emocioneve prishin shumë gjëra. Pastaj, duke shkuar drejt një vazhdimësie aspak të mirë, të qenit njerëz toksik që përcjellin vetëm negativitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top