FB

June 16, 2026 | 8:30

Vetëm duke kuptuar veten dhe nevojat tona të brendshme, mund të krijojmë lidhje të shëndetshme, të qëndrueshme dhe të sinqerta

 

Njeriu lidhet jo vetëm sipas asaj që dëshiron, por edhe sipas asaj që frikësohet. Ai afrohet me plagët, mbrojtjet dhe përvojat e së kaluarës, duke u kthyer shpesh tek ajo që i është e njohur, edhe kur ajo sjell dhimbje.

alda-bircaj-okokokNë varësi të mënyrës së lidhjes, marrëdhëniet marrin forma të ndryshme. Disa lidhen me ankth dhe kërkojnë siguri të vazhdueshme, duke pasur frikë nga braktisja. Të tjerë shmangin afërsinë, sepse ajo u duket kërcënuese për vetveten. Ndërsa disa përjetojnë një përzierje të të dyjave, ku dëshira dhe frika bashkëjetojnë, duke e bërë marrëdhënien të paqëndrueshme.

Thelbi nuk është vetëm të kuptohet mënyra si lidhemi, por të dëgjojmë çfarë fshihet pas saj: cila pjesë e jona kërkon dashuri dhe cila ka frikë. Vetëm atëherë mund të ndërtohet një marrëdhënie më e shëndetshme, ku njeriu nuk udhëhiqet plotësisht nga plagët e së kaluarës.

Çdo mënyrë lidhjeje ka nevojat e veta: ai që lidhet me ankth ka nevojë për siguri të brendshme dhe jo vetëm për konfirmim nga tjetri. Ai që shmang afërsinë ka nevojë të mësojë se lidhja nuk është kërcënim. Ndërsa ai që përjeton paqëndrueshmëri ka nevojë për ndjesi të thellë sigurie dhe qëndrueshmërie.

Në fund, nevoja më e thellë është e përbashkët: të mësojmë të duam jo vetëm për të mbijetuar, por për të jetuar me vërtetësi, siguri dhe liri, duke qenë pranë tjetrit, por edhe pranë vetes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top