FB

September 10, 2021 | 8:20

Vraponi menjëherë drejt fëmijës kur e dëgjoni të qajë? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të bëni asgjë në këto raste

Shumica e prindërve priret të vrapojë drejt fëmijës në momentin që dëgjon se ai apo ajo po qan. Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që ta lini fëmijën të qajë vetëm, pasi kjo është e dobishme për ta.

“Bright Side” tregon arsyet pse nuk duhet të frikësoheni nëse fëmija qan.

  1. Nuk ka efekte negative.

te qarat, femije, prinder (3)

Një studim i kryer nga “The Journal of Child Psychology and Psychiatry” zbuloi se të qarat e foshnjave nuk kanë asnjë efekt negativ tek ta. Gjatë eksperimentit, u vu re se të qarat nuk ndikonin në zhvillimin e foshnjave. Për më tepër, kjo nuk e përkeqëson marrëdhënien që ka nëna me fëmijën e saj. Me pak fjalë, të lini një foshnjë të qajë disa herë nuk është aq e dëmshme sa mund të mendoni.

  1. Ata flenë më mirë.

Një studim zbuloi se foshnjat që qajnë gjatë natë, flejnë më mirë. Në eksperiment, foshnjat u ndanë në dy grupe: ata që u lanë të qajnë dhe të tjerët që fjetën pa të qara. Foshnjat e grupit të parë jo vetëm që fjetën më shpejt, por u zgjuan edhe më pak herë gjatë natës.

  1. Mësojnë vetëkontrollin.

Mos reagimi i menjëhershëm ndaj nevojave të foshnjës mund t’i mësojë ata të qetësohen vetë. Dieter Ëolke, profesori që drejtoi studimin e parë, këshillon që të mos ndërhyni kur i dëgjoni të qajnë. Ai thotë se foshnjave u duhet pak kohë vetëm për të mësuar se si të qetësohen.

  1. Mësojnë të vetë-qetësohen.

Ndonjëherë një fëmijë është aq i lëvizshëm saqë mënyra më e mirë për të hequr qafe energjinë e tepërt është t’i lini ata të qajnë. Për më tepër, kjo është mënyra e vetme që një fëmijë të mësojë të flejë gjumë. Foshnjat praktikojnë aftësi vetë-qetësuese, dhe ata e bëjnë këtë mjaft shpejt. Shumica e prindërve tashmë i shohin rezultatet brenda tre apo katër netëve.

  1. Janë më pak të zemëruar.

Të bërtiturat i ndihmojnë fëmijët të jenë më pak kokëfortë. Meqenëse metoda kërkon që një fëmijë të qetësohet pa ndihmën e askujt, ka të ngjarë që ata të mos përjetojnë zemërim. Ata do të ndihen më të lumtur gjatë gjithë ditës dhe orari i gjumit nuk do të jetë më problem.

  1. Mësojnë të flenë vetë.

Pasi praktikojnë qetësimin për disa kohë, fëmijët nuk e kanë të vështirë të bien në gjumë kur zgjohen gjatë natës. Nuk ka nevojë për përkëdhelje ose ndihmë prindërore. Foshnjat mund të qajnë natën thjesht sepse kanë nevojë për një prind aty pranë, vetëm për të qenë të sigurt.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top