Dëshmi

June 1, 2020 | 17:17

1 qershori, Fondacioni FAB dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe

Gazetare Aurora Golemi / Foto Vlasov Sulaj   

Fondacioni FAB si çdo vit kujdeset që t’iu rikthejë në ditë të veçanta buzëqeshjen fëmijëve me aftësi ndryshe. Me rastin e një qershorit ‘Hysenbelliu Group’ dhe Fondacioni FAB kanë surprizuan me dhurata fëmijët me aftësi ndryshe duke sjellë gëzim e ngrohtësi në strehëzën e tyre.

31a94161-9c6e-45d2-9053-0b372df12ee0Në vijim të traditës sw përvitshme të bamirësisë, përfaqësues të fondacionit FAB vizituan qendrën rezidenciale të zhvillimit të fëmijëve “Pëllumbat” në kryeqytet. Të rinjtë e fondacionit përgatitën dhurata për fëmijët, të cilat ua shpërndanë në ambientet e qendrës, në një banket festiv me lojëra ku nuk munguan animatorët te cilët kaluan me fëmijët momente argëtuese me lojëra, këngë dhe kërcime.

Me shpresën për integrimin e tyre sa më gjithëpërfshirës në shoqëri vullnetarët e fondacionit FAB përcollën edhe mesazhe për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak këta vogëlushë.

Drejtoresha e qendrës ‘Pëllumbat’, Anila Shenjtolli falënderoi ‘Hysenbelliu Group’ dhe fondacionin FAB, për ndihmën e vazhdueshme dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve të qendrës.

5b729ff5-0a86-4494-9061-7d381461edcf“Fondacioni FAB rikthehet përsëri në qendrën tonë për tu uruar fëmijëve tanë gëzuar 1 qershorit. Fondacioni FAB është si në shtëpinë e tyre këtu tek ne vazhdon prej vitesh na mbështet jo vetëm për festat por gjithmonë kur ne kemi nevoje e falenderojmë”,-u shpreh drejtoresha e qendrës ‘Pëllumbat’, Anila Shenjtolli.

Qendra e zhvillimit “Pëllumbat” në fokusin e saj ka shtimin e vëmendjes dhe të përkujdesjes me krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe.

6cd8f3c6-f3fb-4e95-a3b7-4cf28345c23eFondacioni FAB mbetet i përkushtuar kundrejt përgjegjësisë sociale dhe krijimit të një së ardhmeje më të mirë nëpërmjet kontributit social duke premtuar se do të vijojë misionin për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë, një shembull i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare.

f71540c8-9f30-4cd6-80c4-a48641cb2d44 31a94161-9c6e-45d2-9053-0b372df12ee0 97f2b2fb-3322-4258-b698-28172cc35c11 f268c89b-a082-4503-8c6e-dac85a344522 bec6ae06-3283-4dfe-b495-cd448f0cac85 a28b60cb-7425-4efc-9502-7a63b833b020 98163bdb-77b3-4e97-9b3e-c5e0bd86b97d

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top