Në fokus

May 10, 2018 | 11:04

A duhet të marrin pjesë burrat në rritjen e fëmijës?

Ekzistojnë disa klishe që, për fëmijën e ka për detyrë të kujdeset vetëm nëna. Që në momentin që bebi lind duket sikur çdo përgjegjësi i kalon vetëm asaj. Kjo mund të kuptohet shumë thjesht nga marrëdhënia që ajo krijon me fëmijën, sepse është e para që e prek dhe e merr në krahë.

Në kohët e mëparshme ajo që binte në sy ishte statusi që kishte një grua. Shumë të drejta i privilegjonin dhe ishin nën petkun e burrit. Jo vetëm për shkak të mentalitetit që ekzistonte, por edhe pse çifti nuk e njihte mirë njëri-tjetrin dhe fëmija nuk ishte diçka që planifikohej dhe mund të bëhej në momentin që të dy ata të ishin të gatshëm. Ka ndikimet e veta edhe mosha kur bëhesh prind, për shkak se ndihmon në rritjen e tij në një mënyrë të drejtpërdrejtë.

1Por, sigurisht që me kalimin e kohës këto ide dhe mendime fillojnë dhe zbehen, fillojnë dhe marrin përgjegjësitë e tyre secili nga prindërit. Jo vetëm për shkak të kohës, por edhe se përditshmëria ka ndryshuar. Sot nuk punon vetëm babai, është edhe nëna ajo që ka kontributin e saj në të ardhurat e familjes. Prandaj dhe fëmijët e ditëve të sotme janë mësuar që figurën e nënës dhe babait ta vlerësojnë në mënyrë të barabartë.

Mosha kur çiftet bëhen prindër sot është një moshë e cila ka arritur një pjekuri që di mirë t’i menaxhojë përgjegjësitë që ka. Por, edhe nëse vazhdojmë dhe flasim për barazi gruaja ka marrë më shumë të drejta.

Sot kemi një grua në karrierë dhe gjithashtu një nënë shumë të mirë.

Mund të themi që për rritjen e një fëmije sot kanë kujdes të veçantë të dy prindërit. Sigurisht një punë që mund ta bëjë nëna nuk është se i ndalohet ta bëjë babai.

Fëmija e ka të nevojshme të ndiejë përkujdesin e të dy prindërve që të mos ndiejë mungesë në asgjë kur mungon njëri nga ata. Është e rëndësishme që të ndahen në mënyrë të barabartë detyrat dhe të mos ekzistojnë komplekse për atë punë që secili duhet ta bëjë. Sa më shumë bashkëpunim dhe ndarje detyrash të ketë mes burrit dhe gruas për rritjen e fëmijës aq më shumë harmoni dhe lumturi vjen për familjen. Në portalin “pernenat.al”, stafi shpërndau një temë diskutimi se sa ju ndihmon burri gjatë përditshmërisë tuaj në lidhje me përkujdesin ndaj fëmijës? A mos vallë ekziston ende mendimi se ndihma më e madhe që mund të japë një burrë janë të ardhurat e familjes?” Si duhet të ndahen detyrat mes burrit dhe gruas kur lind fëmija? A duhet të marrin pjesë burrat në rritjen e fëmijës ?

Ja disa nga komentet:

“Burri im nuk më ndihmon, ai jeton në shtëpi. Nuk e ka problem të lajë enët sepse edhe vetë ka ngrënë. Nuk e ka problem të mbajë fëmijët se vetë i ka bërë. Nuk ka komplekse të bëjë çdo gjë sepse është pjesë e familjes. Kështu që nuk quhet ndihmë ndaj meje, quhet jetë familjare”, shprehet një nënë.

“Ne i kemi ndarë punët që pa u bërë me fëmijë. Unë i fus në lavatriçe, ai i nder. Ai i hekuros, unë i palos. Ai gatuan, unë laj enët. Unë mbyll plastmasët e mbeturinave, ai i hedh. Lodrat në darkë po ai i mbledh, unë vetëm ia hedh vajzës të luaj. Si kam vënë shumë detyra por ankohet ndonjëherë ”, shkruan një tjetër nënë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top