FB

December 17, 2022 | 7:12

Çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm emocionalisht?

Shpesh mendohet se shëndeti ka të bëjë vetëm me pjesën fizike. Nëse nuk kemi sëmundje, dhimbje, parehati etj., atëherë mund ta konsideroj veten një person të shëndetshëm, por nuk është gjithmonë kështu…

Të jesh emocionalisht i shëndetshëm, do të thotë të jesh elastik, të dish të kapërcesh çdo rrethanë edhe nëse është e pafavorshme, sepse janë të fortë dhe të qetë në vetveten e tyre të brendshme.

SI BËHESH I SHËNDETSHËM EMOCIONALISHT?

Limito ankesat

Të flasësh për atë që jeton, frikërat, ankthet, zhgënjimet, emocionet, vuajtjet  është diçka e mirë. Ndihmon për të shfryrë dhe për të ulur gjërat. Por brenda kufijve të caktuar. Nëse ankohesh tepër ose «luan me viktimën», nuk do të të ndihmojë t’i shohësh gjërat në një mënyrë më pozitive. Por do të konsolidojë humorin “negativ” që kalon përmes teje, duke e forcuar atë dhe duke të bërë të hysh lehtësisht në një rreth vicioz pasiviteti dhe negativiteti.

Zhvillimi i bujarisë

Ushqyerja dhe zhvillimi i bujarisë dhe mirësisë në të gjitha format e tij, dhënia e diçkaje dikujt, dedikimi i kohës, ndarja e hapësirës së dikujt është një mënyrë e mirë për të qenë emocionalisht të shëndetshëm.

Bujaria, në fakt, është e mirë për shëndetin mendor (dhe si pasojë edhe për shëndetin fizik, lirimin e endorfinave në tru), ndihmon për të hapur mendjen dhe zemrën dhe për të zhvilluar emocione pozitive, brenda dhe përreth nesh. Krijimi dhe përhapja e dashurisë dhe e pozitivitetit.

Shpreh mirënjohjen

Të falënderosh për atë që jeton, për mënyrën se si e jeton, për atë që ke, për njerëzit që takon dhe për çdo gjë të vogël që takon gjatë ditës tënde (edhe sikur të ishte lindja e diellit, shiu, flladi i freskët i mëngjesit, çdo ditë shtesë që ke, etj.) ndihmon të jesh emocionalisht i shëndetshëm dhe i vëmendshëm ndaj bukurisë që ekziston kudo përreth nesh.

Jetoji emocionet e tua

Të jesh emocionalisht i shëndetshëm, në fakt, do të thotë t’i lësh të lira të gjitha emocionet që përjeton, duke të lejuar t’i përjetosh ato me gjithë forcën e tyre, duke i lënë të shfryhen dhe duke shijuar çdo fytyrë të vogël. I vetëdijshëm për atë që ke ndier dhe për aftësinë tënde për të reaguar dhe për t’u ngritur.

Me pak fjalë, të jesh emocionalisht i shëndetshëm gjëja e rëndësishme është të stërvitesh çdo ditë për bukurinë që është tek ne, duke ushqyer besimin te vetja dhe tek aftësitë e tua, duke mësuar të vëzhgosh atë që na rrethon, duke u përqendruar te pozitivja, madje edhe te të tjerët. Në një mënyrë të ndërgjegjshme dhe proaktive, për të krijuar një mirëqenie të vërtetë brenda dhe jashtë vetes tënde.

 

 

 

 

 

Burimi/TheWom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top