Në fokus

December 23, 2017 | 19:44

A mund të bëhet realitet ëndrra e njeriut për pavdekësinë? Ja çfarë thotë Prof.Dr.Ethem Ruka

Rektori i Kolegjit Universitar “Luarasi”, Prof.Dr.Ethem Ruka, flet mbi zhvillimet më të fundit të shkencës, në ato fusha që zgjojnë kureshtjen e njerëzve. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ish-ministri i Arsimit është ndalur te shkenca e nanoteknologjisë dhe tek ajo e bioteknologjisë. Profesor Ruka theksoi se shpikjet e reja në këto shkenca ndihmojnë në gjetjen e mundësive të reja për të përmirësuar jetën e njeriut.

Prof.Dr.Ethem Ruka

Prof.Dr.Ethem Ruka

“Lëvizja trans-humaniste përfshin rryma filozofike dhe teknicienë të teknologjive të larta. Mitin e jetëgjatësisë e gjejmë edhe në shkrimet më të vjetra të njerëzimit. Kjo dëshirë është gjetur që në “Epin e Gilgameshit”, ku heroi kërkonte bimën e pavdekësisë. Më tej, flitet në filozofinë kineze, dhe në mitologjinë greke. Tashmë me evoluimin e shkencës fokusi është vendosur tek zbulimi i mundësive të reja për të përmirësuar dhe zgjatur jetën e njeriut”, u shpreh Prof.Dr.Ethem Ruka.

Më tej, profesor Ruka tha se me ruajtjen e qelizave staminale mund të shërohen shumë sëmundje që mund të prekin një person.

Sakaq, ai ka folur edhe mbi eksperiencën e tij në Kolegjin Universitar “Luarasi”.

“Ndihem shumë mirë si rektor. I jam përgjigjur pozitivisht pasi është një institucion i ndërtuar mbi themele shumë të shëndetshme dhe në këto 15 vite ka pasur një evolucion të madh, i mbështetur tërësisht tek ligjim, ka patur një staf akademik shumë të mirë, dhe ka dhënë i diplomave të merituara. Jam i lumtur që kam gjetur një mjedis të mrekullueshëm. Vlerësimi nga MAS, nga ekspertët ndërkombëtarë, ishte maksimal, çka do të thotë se Kolegji Universitar “Luarasi” ka vlera të mëdha”, u shpreh Prof.Dr.Ethem Ruka.

https://www.youtube.com/watch?v=f5ARQSvgyDM

Burimi: BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top